8 Parimet e të Ushqyerit që e Bëjnë Japoninë Kombin më Elegant në Botë

Japonezët kanë një rekord absolut për jetëgjatësinë. Përveç kësaj, ata konsiderohen të jenë kombi më elegant në botë, sepse vetëm 3% e banorëve vuajnë nga obeziteti.

Qëndrimi i tyre i veçantë ndaj të ushqyerit luan një rol të konsiderueshëm në këtë situatë. Ka një sistem të veçantë të ushqyerjes që rekomandohet nga qeveria dhe përdoret në mënyrë aktive në Japoni.

Ky sistem u zhvillua në vitin 2000 nga disa ministri dhe është i njohur me emrin “Japanese food guide spinning top” (sipas një lodre të famshme për fëmijë).

Ne vendosëm të zbulojmë se çfarë u rekomandohet Japonezëve për të ngrënë dhe se si duhet t’i strukturojnë ata dietat e tyre. Dhe ja ku jemi, gati të ndajmë rezultatet me ju.

– Karakteristika kryesore e këtij sistemi është epërsia e karbohidrateve ndaj sasive të ulëta të yndyrës. Gjithashtu rekomandohet të zvogëlohet sasia e kripës, e ushqimeve të përpunuara, ëmbëlsirave dhe pijve që përmbajnë shumë sheqer.

– Të gjitha produktet janë të ndara në disa grupe. Secili prej tyre ka një numër të rekomanduar të porcioneve në ditë (madhësia e porcioneve varet nga mosha dhe gjinia e një personi).

– Baza e dietës janë drithërat, të cilat pasohen nga perimet (të freskëta, të përpunuara dhe në supëra), mishi dhe peshku. Frutat dhe produktet e qumështit sugjerohen të konsumohen me nga dy porcione në ditë.

– Jo vetëm që është e rëndësishme ajo se çfarë hamë, por edhe se si e hamë atë. Japonezët e kanë traditë të shijojnë ushqimet e tyre.

Për më tepër, rekomandohet që të gjeni një ritëm optimal për trupin tuaj dhe ta ndiqni atë, duke u përpjekur që vaktet të konsumohen përafërsisht të njëjtën kohë çdo ditë.

– Dieta e tyre përqendrohet në produkte vendore dhe sezonale si oriz ose peshku, me përfshirje të rrallë të gatimeve ndërkombëtare.

– Çdo vakt duhet të jetë i balancuar dhe të përmbajë produkte nga disa grupe ushqimore. Për shembull, një drekë tipike e një shkolle në Japoni përfshin oriz, mish ose peshk, Miso soup (supë Japoneze), një gotë qumësht dhe një frut.

– Qëndrimi i ndërgjegjshëm ndaj të ushqyerit formohet që nga shkolla fillore. Dreka nuk është një pushim, por një pjesë integrale e arsimimit.

Gjatë kohës së drekës, nxënësit nuk nxitohen nga askush dhe pas mbarimit të drekës, ata i pastrojnë vetë tryezat e tyre.

– Është e rëndësishme të konsumoni vakte të moderuara, si dhe të mbani një ekuilibër mes sasisë së ushqimit të ngrënë dhe kalorive të shpenzuara. Kjo e fundit arrihet përmes aktivitete të ndryshme fizike.

– Ruajtja e ushqimeve të gatshme për një kohë të gjatë dhe gatimi paraprak nuk është diçka që konsiderohet si e shëndetshme në Japoni.

Fokusi është gjithmonë në produktet e freskëta.

Siç mund ta shihni, sistemi i ushqyerjes i Japonezëve është transparent dhe i kuptueshëm.

“Jepini përparësi produkteve të freskëta dhe gatimeve tuaja kombëtare, kufizoni sasinë e konsumimit të yndyrave dhe ëmbëlsirave dhe kombinojeni me vetëdije gjithçka që hani.”

Përveç se janë të thjeshta, këto rregulla japin rezultat. Këto rezultate kërkimore janë konfirmuar dhe janë botuar edhe në vitin 2016.

Gjatë këtij studimi, një grup shkencëtarësh japonezë kishin studiuar zakonet ushqimore të pothuajse 80,000 njerëzve japonezë për 15 vjet.

Rezultoi se shkalla e vdekshmërisë ishte 15% më e ulët ndër ato njerëz që ndiqnin rekomandimet zyrtare të të ushqyerit.

A jeni dakord me rekomandimet e qeverisë japoneze? Po ju çfarë ju ndihmon të qëndroni në formë? Ndajini sekretet tuaja me ne!