7 Trendet e Modës që na Kanë Lodhur Duke i Parë Kudo

Trendet e modës mund të jenë nganjëherë të çuditshme. Ndërsa disa prej tyre bëhen klasike dhe të qëndrojnë gjatë, disa të tjera “vdesin” pothuajse pa u vënë re.

Megjithatë, ekziston një prirje universale e modës, ajo që na ka lodhur duke e parë. Çdo fashioniste e di se do të vijë një moment kur është koha për t’u thënë lamtumirë veshjeve elegante të sezonit të kaluar.

Ja trendet e modës që janë bërë më shumë të bezdisshme se sa elegante.

Xhinse me geta rrjetë

Pamja me xhinse shoqëruar me geta rrjetë e mbytën botën e modës kohët e fundit. Shumë njerëz u ngopën me këtë stilin e modës dhe u bë një anti-trend.

Çfarë duhet të vishet në vend të saj:

Xhins i thjeshtë pa vrima dhe grisje është ajo që është e modës tani. Zgjidhni xhinse të thjeshta por me skaje fundore të pabarabartë ose të prera.

Veshjet naked

Pothuajse çdo e famshme dhe “vajzë” që ndjek trendet e k veshur atë që njiheT si një fustan naked. Edhe pse veshjet e tilla ishin një lloj i ri trendesh modës disa vjet më parë, nuk mund të surprizosh askënd me një zgjedhje të tillë të modës tani.

Përveç kësaj, veshjet e tilla mund të duken jo elegante.

Çfarë mund të vishni në vend të saj:

Nëse doni të theksoni pjesë të trupit tuaj, provoni të vishni një fustan me copë poshtë, një veshje sirenë ose një veshje me prerje të pazakontë asimetrike.

Stili Pizhama

Mos ngatërroni stilin Pizhama me stilin e të brendshmeve. Ky stil ka pushtuar tapete të kuq, pasarela dhe pothuajse çdo rrugë të qyteteve të mëdha.

Megjithatë, ky trend është gati të përfundojë dhe është koha që këto rroba të kthehen në dhomën e gjumit dhe të qëndrojnë përgjithmonë.

Çfarë mund të vishni në vend të tyre:

Një kostum oversize i lehtë. Mund të jetë ose me rrip ose me shirita dhe në cilëndo ngjyrë që ju pëlqen më së shumti.

Plotësoni pamjen tuaj me një këmishë mëndafshi ose me këmishë në copë krem.

Thekët

Thekët mund të gjenden kudo: në xhaketa, çanta, bluza dhe këpucë. Thekët në çdo pjesë të veshjeve janë shumë për një veshje. Pse dëshironi të jeni si të gjithë të tjerët kur mund të jeni unik?

Çfarë mund të vishni në vend të saj:

Edhe nëse nuk bëni dot pa çantën tuaj të preferuar me thekë kudo që shkoni, gjithsesi hidhuni një sy edhe atyre me thurje. Sa u përket rrobave, përpiquni të vishni gjëra edhe me material tjetër dhe jo vetëm me thekë.

Bluza prej dantelle me lidhëse

Pothuajse të gjithë kanë një këmishë të tipit Kim Kardashian-style: nga dizajnerët e njohur për markat e tregut masiv.

Ju mund t’i shihni ato kudo që nga Parisi në New York City, pavarësisht nga fakti se jo çdo vajzë mund ta përvetësojë bukur këtë stil.

Çfarë mund të vishni në vend të saj:

Vishni një bluzë të bardhë të thjeshtë. Ju mund t’i shihni ato në çdo shfaqje të modës sot.

Syze dielli aviator

Këto syze dielli Aviator u projektuan nga Ray-Ban në vitin 1937.

Megjithatë, ato arritën në krye të modës vetëm 4 vjet më parë kur çdo vajzë e modës e pa si një detyrë për të zotëruar të paktën një palë syze dielli të tilla.

Çfarë mund të vini në vend të tyre:

Syze dielli me skaje të mprehta janë jashtëzakonisht popullore sot. Ju gjithashtu mund të zgjidhni çdo formë tjetër që ju pëlqen meqë syzet e diellit vijnë në të gjitha format, ngjyrat dhe madhësitë.

Xhinse dhe xhaketa të qëndisura

Vitin e kaluar, dizajnerët i përfshinë qëndisjet pothuajse në gjithçka: xhaketa, xhinse, këmisha, kapele dhe këpucë.

Ndoshta, është koha për të ndaluar. Nëse doni me të vërtetë xhinse të qëndisura, ruajini ato për udhëtime të rastit por jo për raste të përditshme.

Çfarë mund të vishni në vend të tyre:

Kushtojini vëmendje xhinseve të thjeshta ose xhinseve të zbukuruara shumë pak. Është shumë e rëndësishme të jesh i moderuar në lidhje me këtë gjë.

A ka ndonjë trend mode që ju irriton më së shumti? Cilat rroba i vishni gjithmonë me kënaqësi?