6 Metoda Natyrale për Largimin e Milia (pikat e bardha dhjamore në lëkurë)

A e dini se si duken Miliat? Këto janë pika të vogla dhjamore të bardha pak në të verdhë që shfaqen në fytyrë, zakonisht në faqe, mjekër dhe rreth hundës.

Milia mund të duket si puçrra, por ato nuk janë të mbushura me qelb, ato janë thjesht shtresë e lëkurës së bllokuar nën shtresën më të jashtme të lëkurës së fytyrës.

Milia shihet shpesh tek foshnjet, por edhe fëmijët dhe të rriturit mund t’i kenë ato.

Kur foshnja ka milia, ato zakonisht zhduken vetë me kalimin e kohës. Por të rriturit me milia mund të kenë nevojë të rishikojnë rutinën e tyre të kujdesit për lëkurën dhe të lënë një takim me një dermatolog nëse problemi i tyre i milias është i vazhdueshëm.

Gjithashtu, ka disa metoda natyrale të cilat mund t’i përdorni në shtëpi nëse keni milia.

Kamomili dhe kalendula

Kamomili dhe kalendula përmbajnë substanca të cilat mund të ndihmojnë në pastrimin e lëkurës suaj. Ja se si t’i përdorni këto dy bimë për të trajtuar milian:

– Përzini kamomil dhe kalendula të thatë, nga një lugë gjele për secilën;

– Vendosini bimët në një gotë me ujë të ngrohtë për 20 minuta;

– Kullojeni lëngun dhe vendoseni tek shenjat duke përdorur një copë pambuk;

– Në mënyrë alternative, mund ta aplikoni atë si kompresë;

– Mbajeni në fytyrë për 15-20 minuta;

– Nuk është e nevojshme që të shpërlani fytyrën më pas, por mund ta bëni nëse e ndjeni sikur keni një ngjitës në fytyrë.

Avulli

Avulli mund të ndihmojë në hapjen e poreve dhe pastrimin e tyre dhe kjo do të ndihmojë në zvogëlimin e milias.

Thjesht duke bërë një dush të ngrohtë për 15 minuta do të bëjë punë, por mos harroni më pas që të spërkatni fytyrën me ujë të ftohtë në mënyrë që poret tuaja tashmë të pastra, të tkurren përsëri.

Vaji i pemës së çajit

Vaji i pemës së çajit mund të ndihmojë në reduktimin e shfaqjes së milias dhe në përmirësimin e lëkurës së fytyrës në përgjithësi. Përdoreni atë sipas mënyrës së mëposhtme:

– Zhytni në ujë një copë pambuku;

– Aplikoni mbi pambukun e njomur në ujë disa pika vaji të pemës së çajit;

– Lyejini butësisht me pambuk zonat e prekura;

Aplikojeni këtë ilaç një herë në ditë, çdo ditë. Gjithashtu, duhet të theksojmë se nuk duhet të aplikoni vajra esenciale në lëkurën tuaj.

Uji i trëndafilit

Uji i trëndafilit ka një efekt të butë anti-inflamator dhe pastrues dhe mund të përdoret për të trajtuar milian.

Thjesht spërkateni fytyrën tuaj me ujë trëndafili dy deri në tre herë në ditë. Mos harroni të mbyllni sytë gjatë procesit, pasi uji i trëndafilit mund t’i irritojë ata.

Maskë fytyre me mjaltë të papërpunuar

Mjalti mund ta shtresojë butësisht lëkurën tuaj, gjë që është pikërisht ajo që ju duhet për të larguar milian dhe për të shmangur krijimin e tyre përsëri. Ja se si ta bëni maskën:

– Përzini tre lugë gjelle mjalti të papërpunuar dhe një lugë gjelle kanellë;

– Ngroheni këtë përzierje duke përdorur ujë të ngrohtë dhe përziejeni derisa të arrihet një masë e trashë;

– Aplikojeni përzierjen në një shtresë të hollë dhe lëreni në fytyrë për 10-15 minuta;

– Shpërlajeni fytyrën më pas me ujë të freskët ose të vakët.

Mjalti më i mirë që mund të përdoret në këtë rast është mjalti Manuka.

Shënim: Mjalti duhet të jetë i ngrohtë, jo i nxehtë. Ngrohja shkatërron vetitë medicinale të mjaltit.

Xheli aloe vera

Aloe vera mund të rivitalizojë dhe të pastrojë lëkurën tuaj dhe për të përmirësojë gjendjen e përgjithshme të lëkurës. Ja se si të përdorim aloe vera:

– Merrni xhel nga një apo dy gjethe të aloe vera;

– Masazhojeni butësisht xhelin në fytyrën tuaj për disa minuta;

– Lëreni në fytyrë për 20-30 minuta;

– Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Përdorini këto mjete çdo ditë derisa gjendja juaj të përmirësohet.

Mos harroni: ilaçet shtëpiake janë të sigurta dhe mund të jenë efektive, por nëse problemi vazhdon, konsultohuni me një dermatolog për trajtime më të avancuara profesionale.