5 Rregullat Bazë që Meshkujt dhe Femrat Thyejnë Kur Bien në Dashuri (sipas Shkencës)

Shkenca e trurit thotë se dashuria është me të vërtetë e verbër, prandaj ndiqni këto këshilla për të ndriçuar rrugën tuaj në errësirë.

Shkenca së fundmi ka zbuluar se dashuria është me të vërtetë e verbër.

Në hulumtimin e kryer nga Departamenti i Mirëqenies së Imazheve të Neuroshkencës në University College London, meshkujt dhe femrat u morën në studim që në fazën fillestare të rënies në dashuri.

Sipas këtij studimi, pjesa më e madhe e aktiviteteve përgjatë pjesëve të ndryshme të trurit të tyre, shakton që ata t’i injorojnë emocionet negative, ndërsa njëkohësisht këto emocione dëmtojnë aftësinë e këtyre personave për të bërë gjykime të plota shoqërore rreth interesit të ri të tyre për dashurinë.

Me fjalë të tjera, pa marrë parasysh se sa këshilla marrëdhënie keni ndjerë se duhet t’i memorizoni, kimia e trurit tuaj bën që ju të mos “ua vini veshin” atyre dhe të çmendeni pas asaj vajzës apo djalit.

Për të përmirësuar vetëbesimin tuaj dhe për të ndihmuar në ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme, të qëndrueshme dhe afatgjata, është e rëndësishme të mbani mend se gjykimi juaj i mirë tipik dëmtohet gjatë fazave të hershme dhe emocionuese të takimeve dhe njohjes së një personi të ri.

Pra, këtu janë pesë pjesë të rëndësishme të këshillave të marrëdhënieve të cilat si meshkujt ashtu edhe femrat i injorojnë shumë shpesh, ndërsa janë nën ndikimin e nxitjes kimike që vjen së bashku me rënien në dashuri.

1. Merreni me avash dhe shmangni marrjen e përshpejtuar të vendimeve të rëndësishme.

Duke filluar me përvojat tona më të hershme si foshnje, lidhja me të tjerët ndodh me kalimin e kohës dhe jo brenda natës.

Prindërit mësojnë për fëmijët e tyre duke u përshtatur me botën e tyre të brendshme dhe duke iu përgjigjur në mënyrë të përshtatshme.

Nëse një prind përpiqet ta kapërcejë axhendën e vet ose përpiqet të nxitojë marrëdhënien me fëmijën, krijohet një lidhje jo e sigurt e cila krijon një fazë paqëndrueshmërie dhe probleme në marrëdhënie gjatë gjithë jetës së fëmijës.

Po kështu, për të krijuar një dashuri për veten, duhet të jemi të ngadalshëm dhe të butë me veten tonë. Njerëzit që janë të kapur pas garës së jetës dhe i lënë pas dore nevojat e tyre dhe mesazhet trupore ,kanë gjasa të sëmuren më shpesh.

Duke mësuar të jemi të ngadaltë dhe të durueshëm me veten, ne mësojmë që të jemi të ngadaltë dhe të durueshëm ndërsa krijojmë një marrëdhënie romantike.

Duke bërë çdo lloj hapi madhor, si martesa, bashkëjetesa apo të paturit një bebe ndërsa jeni akoma në fazat e hershme të jetës, nuk është e zgjuar. Ju thjesht nuk mund të mbështeteni në gjykimin tuaj për vendime të tilla serioze, ndërsa po ndikoheni nga ajo përzierje helmuese e hormoneve.

Në vend të kësaj, duhet të luani rolin e një prindi të matur i cili vendos kufinj për fëmijën e tij të papjekur.

Akti i angazhimit nuk garanton një dashuri të qëndrueshme kështu që kur të nxitoni për të marrë një vendim të rëndësishëm, thjesht krijoni një rrëmujë komplekse që do t’ju duhet ta pastroni në të ardhmen.

Njerëzit nxitojnë drejt angazhimeve të bazuara në frikën e humbjes së këtyre ndjenjave të lumturisë, dhe siç thonë, frika është e kundërta e dashurisë.

Në një martesë, bërja e një marrëveshjeje kontraktuale për të qëndruar të njëjtët, për t’u kujdesur për nevojat e njëri-tjetrit dhe për të përmbushur pritshmëritë e njëri-tjetrit deri sa vdekja t’ju ndajë, sikur të ishit duke kyçur gjërat në një vend, është në konflikt të  drejtpërdrejtë me procesin e ndryshimit të jetës për të cilin të gjithë kemi nevojë.

Me kalimin e kohës, ju do të ndryshoni, partneri do të ndryshojë, jetët tuaja do të ndryshojnë dhe dashuria juaj do të ndryshojë. Jini të hapur dhe të gatshëm për të “lënë gjëra  pas” për të krijuar hapësirë për dashuri të vërtetë të pakushtëzuar.

2. Tregohuni transparent me veten dhe gjithmonë thoni të vërtetën për veten.

Kur njerëzit bien në dashuri, ata shpesh shesin disa aspekte të vetes në mënyrë që të bëhen ideal i partnerit të tyre. Si për shembull, nxitojnë për të ndërmarrë angazhime dhe kjo sjellje bazohet gjithashtu në frikë.

Ju ndiheni kaq mirë sa që jeni të gatshëm të veproni në disa mënyra që nuk janë të tipit tuaj me shpresën se do të qëndroni në të dashurit tuaj dhe do vazhdoni ta mbani të ndezur shkëndijën.

Por kjo, me kalimin e kohës, çon në pakënaqësi, sepse dashuria e vërtetë bazohet në persona që inkurajojnë njëri-tjetrin për t’u bërë versioni më i lartë i vetvetes, duke ia lënë rrjedhës së këtij procesi çdo gjë që mund të ndodhë.

Duke folur të vërtetën, ju keni më shumë shans për të qenë të dashur në mënyrë autentike, sepse do qetësoheni duke ditur se personi tjetër ju do për atë për të cilin ju jeni dhe jo për ndonjë version të rremë dhe të idealizuar të vetes.

Kur ju shikoni njëri-tjetrin dhe e lini njëri-tjetrin të shikohet ashtu siç jeni në të vërtetë, ju gjeni atë dashuri që është e vërtetë dhe e ndërtuar për të zgjatur.

2. Jini miq së pari

Kur ekziston një tërheqje fizike midis dy njerëzve, ata shpesh i kapërcejnë disa hapa të rëndësishëm për zhvillimin e një marrëdhënieje të shëndetshme.

Që të keni një dashuri që zgjat, në të cilën të mund të jeni në gjendje të rriteni në veten tuaj më të lartë, ju duhet, në thelb,që së pari të jeni miq.

Miqtë e njohin në thellësi njëri-tjetrin dhe krijojnë rrespekt nga ajo çfarë dinë. Ata nuk i vendosin detyrime njëri-tjetrit për të përmbushur nevojat e njëri-tjetrit ashtu siç bëjnë partnerët rastësorë. Në vend të kësaj ata përqafojnë veçantitë e njëri-tjetrit.

Miqësitë janë thesaret e jetës. Kur diçka shkon keq në romancë, miqësia është politika që siguron që mund ta mbajë atë të qëndrueshme derisa problemi të riparohet.

Më shumë se në çdo gjë tjetër, respekti nevojitet në marrëdhënie dhe ai banon në çdo shoqëri të vërtetë.

Nëse hidheni menjëherë në shtrat me dikë, ju humbisni mundësinë për të zbuluar nëse me të vërtetë e respektoni atë dhe nëse më vonë zbuloni se nuk e respektoni, ka gjasa të ndiheni të inastosur me veten dhe në atë inat vuan edhe vetëvlerësimi juaj.

4. Mbajini të gjallë interesat e brendshme dhe marrëdhëniet

Të dashuruarit naivë dhe në fillimet e tyre i lënë pas të gjitha në jetë kur bien në dashuri. Më të vjetrit duhet të mësojnë më shumë.

Për shkak të hormoneve gazëllyese të dashurisë, pasioni fillestar që ndjeni mund të zgjasë dy deri në tre vjet dhe është e natyrshme që, ndërsa kjo ndodh, ju do të dëshironi të shpenzoni sa më shumë kohë të jetë e mundur me interesin tuaj të ri të dashurisë.

Fusha të tjera të jetës suaj kanë për qëllim t’ju mbajnë të plotësuar dhe të balancuar. Vetëm kur dy individë të plotë të bashkohen mund të kenë diçka reale. Nëse po kërkoni gjysmën tjetër, duhet të jeni të balancuar.

5. Kushtojini vëmendje shenjave

Flamujt e kuq na paralajmërojnë se përpara do të ketë rrezik apo probleme. Intuita juaj vepron menjëherë për t’ju njoftuar për këto shenja kur takoni dikë të ri dhe është e rëndësishme t’u kushtoni vëmendje këtyre ndjenjave në vetë trupin tuaj.

Kur njerëzit bien në dashuri, ata kanë një tendencë t’i injorojnë këto instinkte, sepse nuk duan që ndjenjat e bukura të veniten.

Duhet të kuptoni se ndjenjat e mira janë tuajat. Ato nuk do të largohen thjeshtë sepse objekti juaj aktual i dëshiruar largohet.

Nëse e doni një person, mund të doni edhe një tjetër. Dashuria juaj nuk varet nga asnjë person në veçanti.