4 Shenjat që Dikush po Përpiqet t’ju Shantazhojë Emocionalisht

Shantazhi emocional është përdorimi i frikës, detyrimit dhe fajit për të kontrolluar një person tjetër.” – I panjohur

Gjithkush ka sekrete.

Në qoftë ai një hobi të cilin ju vjen turp që ta shprehni, apo diçka që ka ndodhur që mund të prishë një karrierë apo marrëdhënie, sekretet tuaja janë diçka që ju doni ta mbani për vetë.

Pra, çfarë bëni nëse mendoni se dikush mund t’ju shantazhojë, sepse ata kanë një informacion të cilin ju dëshironi të mbani sekret? Po në lidhje me dikë që e përdor këtë sekret kundër jush, për t’ju detyruar ju që të bëni atë që ata dëshirojnë?

Sipas psikoterapistes Dr. Susan Forward, shantazhi ndodh kur shantazhisti sjell në lojë tre emocione: frikën, detyrimin dhe fajin. Dr. Forward gjithashtu teorizoi se ka katër lloje të shantazhuesve: dënuesi, vetë-dënuesi, vuajtësi dhe torturuesi.

Shantazhi, veçanërisht shantazhi emocional, përdoret shpesh nga njerëz me sëmundje mendore të rënda dhe abuzuesit në marrëdhënie të dhunshme. Kjo është një teknikë e përbërë tërësisht nga manipulimi dhe kurrë nuk është rezultat i një marrëdhënieje të shëndetshme.

Kini kujdes kur i vëreni këto sjellje tek dikush që mendoni se po përpiqet që t’ju shantazhojë.

Këtu janë 4 sjellje që tregojnë se dikush po ju shantazhon:

Vuajtësi, i njohur gjithashtu si: “Bëje këtë ose unë do të jem i palumtur.”

Qëllimi i këtij shantazhuesi është që ju t’i mbani ata të lumtur, ose atyre “mund t’ju shpëtojë goja” dhe do t’i bëjnë të ditura sekretet tuaja.

Ky manipulim është një taktikë për t’ju mbajtur nën kontrollin e tyre dhe për t’ju detyruar të bëni atë që kërkojnë, në mënyrë që të mos zbulojnë atë që dinë.

Ata luajnë në frikën tuaj dhe i përdorin ato si kërcënime.

Torturuesi, i njohur gjithashtu si: “Bëj këtë dhe unë do të bëj diçka për ty.”

Ky shantazhist ju nxit për t’ju mbajtur ju të lidhur pas vetes së tyre. Mund të jetë një favor, një dhuratë, ose ndonjë formë tjetër e motivimit me të cilën ai ju nxit.

Mund të jetë gjithashtu një situatë e fshehtë, e tillë si mbajtja e sekreteve të fshehta ndërmjet njëri-tjetrit ,ose diçka më serioze si një dhuratë monetare në këmbim të një promovimi.

Edhe pse mund të duket tërheqëse për t’iu dhënë këtij shantazhisti, duhet të tërhiqeni nga situata dhe të merrni në konsideratë pasojat e mundshme.

Vetë-dënuesi, i njohur gjithashtu si: “Bëj këtë gjë ose do t’i bëj keq vetes.”

Shantazhisti vetë-ndëshkues bën lidhjen ndërmjet ndjesisë së fajit dhe detyrimit.  Në vend që të kërkojnë diçka në këmbim, ata po kërcënojnë se do ta largojnë diçka, veten.

Kjo teknikë e shantazhit shihet shpesh në marrëdhënie abuzive të shumë llojeve. Vetë-ndëshkuesit mund të kërcënojnë të bëjnë diçka drastike nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Ata mund të sugjerojnë se do t’i japin fund një marrëdhënieje, do të dëmtojnë veten, ose do të përpiqen të bëjnë vetëvrasje.

Dënuesi, i njohur gjithashtu si: “Bëj këtë gjë ose do të të lëndoj.”

Kjo formë e shantazhit mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme. Të armatosur me kërcënime për të lënduar personin që po shantazhojnë, sulmet e tyre mund të jenë ose emocionale ose fizike.

Dënuesit përdorin frikën e personit që ata po shantazhojnë në avantazhin e tyre. Ata mund të kërcënojnë se do të tregojnë sekrete, se do krijojnë thashetheme, do vjedhin ose do t’ju dëmtojnë fizikisht.

Në këtë fazë, mund të jetë me mend që të përfshini edhe dikë tjetër, dikë të cilit i besoni, ose një figurë autoritare si një mësues, shef apo oficer policie.

Mund të jetë e vështirë të qëndroni pozitivë ose të mendoni pozitivisht gjatë një prove të tillë si kjo, por është e rëndësishme të mos e lini frikën që të zërë vend tek ju.

Duke reaguar gjithë ankth, mund t’i jepni forcë personit që ju shantazon dhe kjo ju vë në një situatë edhe më të keqe.

Kuptoni që ky person nuk ju trajton me respekt dhe se çfarëdo të mund të keni bërë, agjë nuk e meriton këtë lloj trajtimi.

Ka raste që situata mund të jetë tepër e vështirë për t’u përballuar nga vetë ju, kështu mund të jetë e këshillueshme që të shkoni në polici.

Kërcënimet serioze të shantazhit dënohen me ligj, veçanërisht kur mund të përfshihen pasoja të rënda financiare apo sociale. Ju nuk duhet t’i merrni vetë në dorë çështjet serioze të shantazhimit. Kjo mund të shkaktojë ndonjë dëm për ju ose për dikë të që ju doni.

Përballja me shantazhin mund të jetë një përvojë stresuese dhe emocionale. Edhe kur ju mendoni se nuk ju është lënë mundësi zgjedhjeje, mos mendoni se situata është e pashpresë.

Besoni në aftësinë tuaj për të ndërmarrë veprime në mënyrë që ju, sekretet tuaja dhe të dashurit tuaj të jenë të sigurt.