4 Etapat e Veçanta të Rritjes së Fëmijëve sipas Urtësisë Tibetiane

Siç mund ta dini, njerëzit e Tibetit janë të durueshëm, të mençur dhe kanë një këndvështrim unik ndaj të gjitha aspekteve të jetës njerëzore.

Ndaj dhe ka një “pikëpamje Tibetiane” të veçantë kur bëhet fjalë për rritjen e fëmijëve.

Ndihmon që të rrisni një person të pavarur, i cili do të marrë vendime të kujdesshme dhe do të respektojë prindërit.

Ne do të diskutojmë 4 fazat e përkohshme të rritjes së fëmijëve, sipas urtësisë Tibetiane.

Faza e parë: Para moshës 5 vjeçare

Sipas sistemit Tibetian të edukimit, gjatë kësaj periudhe prindërit duhet të flasin me fëmijën sikur ata të jenë “mbret ose mbretëreshë”. Ata nuk duhet t’u ndalojnë atyre asgjë ose ta dënojnë fëmijën.

Në këtë moshë fëmijët janë kuriozë, aktivë dhe janë gati për të eksploruar botën, por ata nuk kanë pasur ndonjë përvojë për të mësuar dhe ata ende nuk mund të arrijnë në përfundime logjike.

Pra, nëse ata bëjnë diçka të gabuar ose të rrezikshme, duhet të shikoni dhe të veproni si frikësuar dhe të përpiqeni ta zhvendosni vëmendjen tek diçka tjetër.

Emocionet janë një gjuhë të cilën fëmijët e dinë shumë mirë në këtë periudhë.

– Nëse jeni tepër mbrojtës ndaj fëmijës tuaj dhe i ndaloni ata që të bëjnë shumë gjëra, atëherë ekziston rreziku se ju do ta ndrydhni mprehtësinë e tyre mendore dhe t’u mësoni atyre të ndjekin pa menduar.

Faza e dytë: Nga mosha 5 deri në 10 vjeç

Gjatë kësaj periudhe, prindërit duhet të flasin me fëmijët e tyre sikur ata të ishin “skllevër”. Por, duke qenë të ndërgjegjshëm të mos tregohen mizorë.

Në këtë periudhë të jetës së tyre, zhvillohen mendime inteligjente dhe logjike dhe janë duke formuar bazat e personalitetit të tyre të ardhshëm.

Tani është e rëndësishme të përcaktoni qëllime të ndryshme për fëmijën tuaj, të kontrolloni mënyrën se si i arrijnë ato dhe ta mësoni fëmijën tuaj të jetë gati për pasojat që shkaktohen nëse ato qëllime nuk mund të arrihen.

Pra, një fëmijë duhet të fillojë të mësojë të jetë përgjegjës për veprimet e veta. Mos kini frikë t’i jepni fëmijës tuaj shumë detyra gjatë kësaj periudhe, ata mund ta përballojnë dhe janë të gatshëm për të mësuar.

– Nëse nuk kaloni nga “mbreti” në “skllav” gjatë kësaj periudhe, ata do të rriten fëminorë dhe nuk do të mund të jenë përgjegjës për veprimet e tyre.

Faza e tretë: Nga mosha 10 deri në 15 vjeç

Nga mosha 10 deri në 15 vjeç, është e rëndësishme të flisni me fëmijën sikur të jeni të barabartë.

Ju e dini që keni më shumë përvojë dhe eksperiencë për jetën, por fëmijët duhet të jetë në gjendje t’ju tregojnë se çfarë mendojnë dhe ndajnë mendimet e tyre.

Mund t’i ndihmoni ata me këtë: kërkojuni atyre këshilla dhe duhet t’u inkurajoni pavarësinë. Është e rëndësishme të jepni këshilla, jo urdhra apo ndalime, sepse kjo është koha kur formohet pavarësia e të menduarit.

– Nëse ju u ndaloni shumë gjëra, ju do të përkeqësoni marrëdhënien tuaj dhe fëmija juaj mund ta vëre veten në situata të rrezikshme dhe nëse jeni tepër mbrojtës, ata do të rriten të pasigurtë dhe të varur nga mendimi i dikujt tjetër.

Faza e katërt: Nga mosha 15 e më lart

Në këtë kohë, personaliteti i fëmijës është formuar tashmë. Tani është e rëndësishme të jenë të respektueshëm.

Ju mund të jepni këshilla, por është tepër vonë për të mësuar.

Do të shihni rezultatet e veprimeve tuaja: fëmija është i pavarur, i vetëkënaqur dhe respekton prindërit dhe të gjithë të tjerët.

Çfarë mendimi keni për këtë mençuri Tibetiane?