11 Gjërat që Mund të Bësh me Kafenë Përveç se ta Pish

Miliona njerëz në mbarë botën preferojnë kafe në vend të çdo pije tjetër.

Me të vërtetë, ka shumë opsione për të zgjedhur, nga kafe ekspres, me ose pa qumësht, të nxehtë, të ftohtë … Por ajo që është edhe më mbresëlënëse është se edhe sa përdorime të tjera të shumta ka kjo pije popullore përveçse të pihet.

Dhe disa prej tyre nuk kanë të bëjnë aspak me gatimin.

Kemi bërë një listë me gjërat e papara që mund të bëni me kafenë përveç se ta pini dhe duam që ta bashkëndajmë këtë listë me ju.

Deodorant për duart

Kush mund t’i rezistojë erës magjike të kafesë të freskët? A nuk do të donit të kalonit në çdo kohë pranë një dyqani kafeje dhe nuhatni erën e mahnitshme të kafesë së freskët?

Atëherë, përse të mos e provoni kafenë si një deodorant për duart?

Përdorni shijen e kafesë për të larguar erën e hudhrës ose qepës nga duart tuaja. Fërkojini dhe më pas shpërlajini me ujë dhe kaq ishte! Duart e tua vinë erë kafe.

Freskuese për frigoriferin

Kjo ju ka ndodhur që të gjithëve, të paktën një herë: ju hapni frigoriferin dhe që nga nuhatja ju kuptoni se diçka po prishet aty. Aromat e forta të peshkut ose ushqimeve me erëza janë shumë të padurueshme.

Pra, si e zgjidhni problemin?

Kafeja në mënyrë efektive lufton erërat e pakëndshme në frigorifer, ashtu siç heq erërat e këqija nga duart tuaja.

Vendoseni një filxhan kafe të mbetur në frigorifer. Kafeja do të absorbojë aromat e forta dhe problemi juaj do të zgjidhet.

Trajtim anti-celulit

Shumica e kremrave anti-celulitikë pa përshkrimin e mjekut kanë një përbërës të përbashkët, kafeinën. Problemi është se të gjithë janë mjaft të shtrenjta, kështu që duke qenë se mund të keni kafe në shtëpi, përse të mos e përdorni?

Ju mund të bëni trajtimin tuaj të anti-celulitit duke përzier kafe të mbetur me pak vaj kokosi. Aplikojeni në zonën e prekur dhe masazhojeni në lëvizje rrethore për disa minuta. Shpërlajuni me ujë.

Zhdukëse e pleshtave tek qentë

Rezulton se qeni juaj gjithashtu mund të përfitojë nga baza e kafesë. Si është e mundur kjo?

Për shkak të aromës së saj të fortë, kafeja mund të përdoret si një trajtim për të zmbrapsur pleshtat dhe për t’i mbajtur këto parazitë të pakëndshëm larg kafshës suaj shtëpiake.

Pasi t’i keni bërë një bërë një banjë qenit tuaj, fërkojeni me kafenë e mbetur të përgatitur. Kjo gjithashtu sjell përfitimin që qeni juaj të mos vijë erë si i lagur. Në vend të kësaj, tani do të keni një qen që vjen erë si kafe!

Trajtuese për flokët

Duke e provuar kafenë në flokë, jo vetëm që do t’i bëjë flokët me shkëlqim, por kafeina është gjithashtu një ilaç shumë i mirë për t’u marrë me humbjen e flokëve, sepse stimulon rritjen e flokëve dhe i mban ato të butë dhe të ushqyer.

Për ta përdorur kafenë si një produkt për kujdesin e flokëve, bëni si në vijim:

– Përgatitni një sasi kafeje të mjaftueshme sa për të mbuluar të gjithë flokët tuaj.

– Lëreni të ftohet dhe më pas aplikojeni në flokë. Masazhojeni lëkurën e kokës duke bërë lëvizje rrethore.

– Lëreni për të paktën 10 minuta dhe shpërlajuni me ujë.

– Mund ta përdorni këtë trajtim një herë në javë.

Për kopshtin

Kjo ishte e papritur, apo jo?

Rezulton se kafja mund të pasurojë dhe të ushqejë tokën tuaj të kopshtit me azot. Mund të përdoret për të bërë pleh, por sigurohuni që sasia e kafesë të mos i kalojë 20%.

Përndryshe përzierja e plehut do të ishte tepër e përqendruar në kafe dhe efektet do të ishin negativë për kopshtin tuaj. Mund të përdoret gjithashtu edhe për bimët tuaja në vazo.

Ilaç kundër maceve

Nëse keni oborr, një tarracë apo kopsht, me siguri që jeni vizituar nga një macja e fqinjit apo mace të humbura, të paktën një herë.

Këta vizitorë e adhurojnë të urinojnë tek lulet tuaja apo edhe nëpër vendet tuaja të preferuara.

Kafeja është një mundësi për t’i trembur ato pa ju bërë dëm. Me sa duket, shumica e maceve nuk mund ta durojnë erën e fortë të kafesë dhe zakonisht i largohen asaj.

Thjesht lini në vendin e duhur pak kafe të përzier me lëkurë agrumesh dhe macet do t’i shmangen kopshtit tuaj.

Pastruese

Përveç aromës mahnitëse dhe shijes së hollë, kafeja ka një numër përfitimesh për lëkurën.

Kafeja është një pastruese natyrore që ndihmon për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës.

Ju mund të përgatitni trajtimin tuaj duke përzier kafesë të pjekur (të përdorur ose të freskët) me pak vaj ulliri dhe ta përdorni për përmbajtje në zonat e trupit tuaj që dëshironi të pastroni.

Lëreni për rreth 15 minuta dhe shplahuni me ujë të ngrohtë.

Freskuese natyrale e ajrit

Nëse nuk mund ta duroni aromën e freskuesit të ri të ajrit, apo thjesht nuk doni që ta spërkatni shtëpinë me kimikate, përdorimi i kafesë si një freskues natyral i ajrit do të ishte alternativa më e mirë për ju.

Nëse funksionon me frigoriferin, do të funksionojë edhe me dhomën tuaj të ndenjes.

Vendosni pak kafe në një çorape najloni që nuk e përdorni më dhe vendoseni atë në dhomën që dëshironi të rifreskoni.

Ju mund të bëni të njëjtën gjë për makinën ose dollapin tuaj.

Pastruese për mobiljet

Kafeja është gjithashtu shumë e dobishme për t’i bërë mobiljet tuaja të drurit me shkëlqim dhe të pastra. Si ta bëni këtë?

Në vend që ta hidhni llumin e kafesë, lëreni të ftohet dhe duke përdorur një copë, fshijeni mbi sipërfaqen e mobiljes suaj prej druri. Jo vetëm që kjo do t’i bëjë mobiljet tuaja me shkëlqim, por gjithashtu do të shijoni aromën freskuese të kafesë në shtëpinë tuaj.

Dekoruese

A nuk mendoni se janë të bukura kokrrat e kafesë? Plus, aroma e mrekullueshme e kafesë së freskët në një farë mënyre të jep një ndjenjë mirëqenieje, apo jo?

Kokrrat e kafesë përdoren shpesh si një elementë dekorativ për t’i dhënë vendit tuaj të preferuar një pamje më të bukur.

Ju mund të përdorni kreativitetin dhe imagjinatën tuaj, por këtu është vetëm një ide shumë e thjeshtë dhe e bukur e dekorimit: blini një shishe transparente qelqi (ose ndonjë enë tjetër qelqi ) dhe mbusheni me kokrra kafeje.

Vendoseni enën sipër një mobilje, si për shembull në tavolinë dhe do të keni në shtëpinë tuaj një objekt të bukur, të dizajnuar në mënyrë krijuese.

 

Cila nga këto përdorime të kafesë ju duket më e habitshme? A do të provonit ndonjë prej tyre apo a do t’i rekomandoni ato tek një mik?