10 Mendimet Toksike që të Vërtiten në Kokë (por ti nuk e di se i ke)

Truri ynë është i lidhur pas mendimit negativ.

Nga Dr Amit Sood:

Kur është i mërzitur, truri zhytet në modalitetin e tij të pakujdesisë. Vëmendja e tij shpërqëndrohet ndërsa ai është duke menduar për diçka tjetër në vend të asaj që po bëni aktualisht apo asaj që po kërkoni të mendoni.

Truri juaj shpenzon më shumë se 50% të kohës në modalitetin e tij “të dështimit”.

Veprimet e mendjes tonë dominohen nga stimujt e prodhuar në pjesën e poshtme të trurit, së cilës Dr. Sood i referohet si modaliteti “i dështimit”. Kjo formë prodhon mendime neutrale ose negative dhe shpesh përjetohet si një shpërqëndrim i vëmendjes.

Rrjedhimisht,  kur shpenzojmë shumë kohë në këtë modalitet ne priremi të mos jemi të lumtur. Dhe për fat të keq ne këtu shpenzojmë më shumë kohë se në modalitetin e mendjes së fokusuar.

Modalitet “dështimi” = Mendime toksike

A keni vënë re ndonjëherë sasinë e gjërave pa vlerë që prodhon truri juaj kur lihet në mekanizmin e tij?

Japonezët e quajnë këtë “mendje majmuni”, sepse truri ynë hyn nga një mendim i padobishëm në tjetrin pa pengesa, në mënyrë të ngjashme me hedhjet e një majmuni përreth, pa menduar se ku po shkon!

Sigurisht, ky lloj i të menduarit na sjell në mendje mendimet toksike. Kjo është për shkak të animit negativ të lindur të trurit tonë.

T’i njohim mendimet toksike

Në këtë artikull, do të flasim rreth 10 mendimeve toksike dhe modeleve të mendimit që janë të përbashkëta për shumë njerëz.

Është e rëndësishme të vërejmë kur mendimet tona bëhen toksike, pasi kjo na mundëson që të kalojmë në një mënyrë më pozitive të të menduarit.

Së pari, ja 10 mendime toksike që njerëzit mund të kenë por që nuk e kuptojnë:

“Jam një dështak”

Ndjenja e pavlefshmërisë dëmton aftësinë tonë për të funksionuar. Besimet shkatërruese dhe vetë-kufizuese për veten mund të çojnë në zhvillimin e ankthit, depresionit dhe madje edhe në mendimet e vetëvrasjes.

Një mentalitet më i shëndetshëm krijohet duke sfiduar këto limite besimi.

“Dikush tjetër do të kujdeset për mua.”

Ndjenja e titullimit është një gjendje helmuese dhe e rrezikshme. Helmuese sepse do të shkatërrojë marrëdhëniet tona, vetëbesimin dhe vetëvlerësimin.

E rrezikshme sepse krijon për ne një ekzistencë ku ne varemi nga dikush tjetër për gjithçka dhe mbetemi të pambrojtur ndaj tekave të tyre.

“Unë kam gjithnjë të drejtë.”

Njerëzit të cilët këmbëngulin se kanë gjithmonë të drejtë rrezikojnë të jetojnë në një gjendje amullie. Pa pasur vullnetin për të pranuar se nuk e dimë diçka, është e pamundur për ne që të bëjmë progres mendor dhe shpirtëror.

“Do ta bëj neser.”

A do ta bëni me të vërtetë nesër? Apo e nesërmja do të bëhet java tjetër, muaji apo kurrë?

Çfarëdo që të vendosni, të dini këtë: zvarritja është shkaku numër një i pakënaqësisë.

Gjithashtu, zvarritja prodhon stres dhe ankth të panevojshëm. Marrja e masave, madje edhe nëse është vetëm një hap i vogël, mund t’i largojë shumë shpejt këto ndjenja negative.

“Do të jem i/e lumtur kur…”

“Të hy në punën e re”, “Të kem një milion dollarë”, “Të paguaj shtëpinë,” “Kolegji të përfundojë”.

Jo, jo dhe jo. Disa studime kanë treguar se lumturia nuk varet nga të ardhurat, arsimi apo karriera.

Studimet kanë treguar gjithashtu se kjo është e vërtetë: lumturia është një jetë e kaluar duke punuar për një qëllim dhe aftësia për të shijuar momentin.

“Është faji i tyre.”

Ndërsa mund ta keni kuptuar tashmë, të rriturit nuk janë të imunizuar ndaj të menduarit të papjekur. Duke dështuar në marrjen e përgjegjësive dhe duke fajësuar dikë tjetër për problemet tona mund të çojë në një jetë të pakënaqshme.

Varuni tek zgjedhjet tuaja në jetë dhe mos pranoni t’u gëzoheni justifikimeve të krijuara nga vetë ju.

“Nuk mund të bëj gabime.”

Gabimet janë pjesë e të qënit njerëzor. Kjo mund të tingëllojë klishe dhe e ekzagjëruar, por pritja e përsosmërisë do të shkaktojë zhgënjim. Akoma më keq, frika për të bërë gabime manifestohet në zvarritje, vetëbesim të ulët dhe të menduar të tepërt.

Aktivizohuni dhe lërini veprimet të veprojnë aty ku munden!

“Është kaq e padrejtë!”

Le të mos e gënjejmë veten: jeta na zhgënjen ndonjëherë.

Ndërsa kjo mund të na tundojë të mendojmë thellë mbi padrejtësitë e jetës, ky veprim do të akumulonte të gjitha gjërat e pavlera me të cilat është vënë përballë nderi ynë.

Në vend të kësaj, përballuni me çdo situatë dhe përpiquni të nxirrni më të mirën prej tyre.

“Nuk dua të mundohem.”

Në vitet 1920, Bashkimi Sovjetik socialist (tani Rusia) vuri postera që lexonin: “Ai që nuk punon, as nuk do të hajë.” Njerëzit duhej të bënin çfarëdolloj pune që thjesht të mund të shpresonin që të ishin në gjendje që të ushqenin fëmijët e tyre.

Ne të gjithë bëhemi dembelë nganjëherë, por kur arsyetojmë (nga ana historike në këtë rast), nuk na falet që të jetojmë një jetë dembele.

“Do të përpiqem.”

A mos doni të thoni “Do bëj më të mirën”, sepse nëse është kështu, shumë më mirë për ju.

Problemi është atëherë kur fjalët “Do të përpiqem” projektojnë një qëndrim të tillë vetë-mashtrues i cili nuk frymëzon askënd.

Nëse ne e kuptojmë këtë apo jo, e folura me veten ndikon në jetën tonë të përditshme, kështu që kushtojini vëmendje asaj që mendja juaj e nëndërgjegjshme po ju thotë!

Modaliteti i fokusimit

Për fat të mirë, mënyra jonë e dytë e të menduarit, mënyra “e fokusimit”, mund t’i largojë me forcë mendimet toksike.

Ja çfarë shpreh Dr Mood:

“Ju jeni në modalitetin e fokusimit kur ju i kushtoni vëmendje diçkaje interesante dhe kuptimplotë, shpesh në botën e jashtme … Zgjedhja me dashje e mendimeve produktive dhe të qëllimshme ju angazhon gjithashtu në këtë modalitet.”

Shkurtimisht: Ajo se ku e drejtojmë mendjen tonë përcakton më së shumti emocionet që përjetojmë. Kur e lejojmë mendjen të fiksohet pas mendimeve dhe ndjenjave negative, si ato të përmendura më sipër, do të përjetojmë emocione negative.

Kur e fokusojmë vëmendjen tonë në gjëra stimuluese dhe kuptimplota, apo zgjedhim të mendojmë pozitivisht, si rezultat, ndihemi mirë.

Mprehja e vëmendjes është një nga gjërat më të dobishme që mund të bëni me kohën tuaj. Vlen të përmendet se çdo fushë e jetës sonë mund të përmirësohet me fokusim dhe përqendrim të zgjeruar. Ndërsa vëmendja juaj kthjelltësohet ju do të vini re këto përfitime:

– Më shumë kohë cilësore me familjen dhe miqtë

– Gjumë më i mirë

– Rritje e ndjenjës qëllimore

– Më shumë energji

– Më pak luhatje humori

– Marrëdhënie më të forcuara në punë

– Më shumë mundësi

Për të përfunduar këtë artikull, do të paraqesim një thënie të shkëlqyer nga Steve Jobs:

“Kjo ka qenë një nga motot e mia – fokusimi dhe thjeshtësia. E thjeshta mund të jetë më e vështirë sesa kompleksja. Duhet të punosh fort që të qartësosh mendimet për ta bërë këtë proces të thjeshtë.

Por në fund ia vlen, sepse sapo e arrin, do të mund të lëvizësh edhe malet.”