Rekomandimi për negociatat/ Rama: Fitoi Atdheu!

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas rekomandimit të KE për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Shefi i qeverisë deklaroi se stacioni i radhës është anëtarësimin në BE. Kryeministri nuk harroi të falënderoje edhe paraardhësit e tij, ndërsa theksoi se rekomandimi pozitiv nuk është dhuratë, por diçka e merituar.

“Jemi ngjitur në një shkallë të re si vend dhe popull. Jemi rekomanuar pa asnjë kushtëzim nga KE si një shtet që mund të ulet në tryezën e negociatave për në BE. Jam krenar sepse ia dolëm këtij provimi krejt të vështirë.

Dolëm nga një udhëkryq mes të shkuarës dhe të ardhmes. Rruga përtej udhëkryqit ku ndodheshim deri më sot, sado e vështirë është e qartë për ne. Sot Shqipëria mori vlerësimin më të lartë ndërkombëtar, të 30 viteve përpjekje.

Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që përpara nesh dhanë një dorë për të ndërtuar rrugën drejt BE. Këto nuk janë dhurata, as gjeste bujarie. Europa nuk bën dhurata. Rekomandimi për çeljen e negociatave është njohja e betejave tona“, deklaroi Rama

“Nëse për të marrë rekomandimin e sotëm ne duhet të ligjëronim vetingun, vitet që kemi përpara duhet të provpojmë fuqinë ndëshkuese të soistemit të pastruar të drejtësisë mbi këdo që duhet të paguajë zullumet”, – deklaroi Rama

Rama ftoi opozitën për bashkëpunim

“Ftoj sot përpara shqiptarëve, në emër të të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, pa asnjë dallim, opozitën dhe kryetarin e saj që të mos ngatërrojnë përplasjet shqip me këtë sfidë të përbashkët komëbatre e cila sot më shumë se kurrë kërkon që kur flasim në gjuhë të huaj të mos tregojmë me gisht, por t’i dalim zot Shqipërisë dhe të ardhmes së saj Europiane.

Le t’i gëzohemi kësaj dite të shënuar si një ditë me një shënim të veçantë pasdiskutoim që si rkyeministër dhe kryetar i PS ndjehem shumë i priviolegjuar sot në këtë ditë të veçantë për Shqipërinë që duam“, – tha Rama.

Rekomandimin për çeljen e negociatave, Rama e cilësoi si fitore të atdheut.

“Sot ka fituar atdheu ynë i paragjykuar, sot kanë fituar shqiptarët të gjithë këtu në atdhe apo kudo ku janë në emigracion. Sot është shtiza e flamurit kuq e zi të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit.

Siç ja dolëm në këto dy sprova, duke kapërcyer pengesa të jashtëzakonshme, do t’ia dalim dhe në të tretën, më të vështirën. Ne do ta çojmë deri në fund amanetin e Skënderbeut, Rilindasve, të gjithë martirëve””