‘’Ndashtë…” Poeti lezhjan, Lulzim Kalaj sjell librin e tij të dytë poetik

“Ndashtë” vjen si titull por edhe frymë poetike e autorit Lulzim Kalaj, në sprovën e tij të dytë letrare, pas botimit në 2011 të “I Imi Mëkat”.

Klubi i Letrave “Ndoc Gjetja” organizoi prezantimin e këtij libri në Bibliotekën e Lezhës, duke e sjellë përmes leximit të poezive e përjetimeve të atyre që e kanë lexuar.

Autori Kalaj tregon se poezitë në këtë libër flasin për jetën, dilemat, dashurinë dhe sfidat e njeriut.

Redaktori i librit, poeti Azem Baliaj, reçensenti Viktor Gjikolaj, i cili edhe e moderoi aktivitetin, botuesi Frano Kulli, krijues e miq nga Shkodra, Tirana e padyshim Lezha, ndanë me të pranishmit ndjesitë që poezia e Kalajt, ia ka dalë t’u zgjojë.

Çdo gjurmë letrare e sheshon koha, ndërsa Lezha vijon të mbetet një truall i begatë i fjalës artistike.