Mogherini vishet kuqezi dhe jep mesazhin e madh për Shqipërinë!

Shefja e diplomacisë, Federika Mogherini pas takimit me presidentin Ilir Meta ka zhvilluar dhe një takim me Kryeministrin Rama. Pas përfundimit të  takimit me kreun e qeverisë, në një konferencë të përbashkët për media ajo është shprehur se:

Urime, urime të gjithëve! Unë këtu kam lënë rekomandimin pozitiv në historinë e Shqipërisë.

Ky ishte rezultat i një pune kolektive. Nëse do të hidhja sytë pas, do të vija re se sa ndryshim kemi bërë të gjithë bashkë. Mendoj se kjo është një ditë e një njohje kolektive. Po kështu kjo është një përgjegjësi e përgjithshme për të kryer punën e përgjithshme.

Në mars të viti të kaluar unë u shpreha mjaft qartësisht se Komisioni Evropian do të kishte rekomandime pozitive për hapjen e negociatave. Ju realizuat reformën në drejtësi. Ky është një moment historik në historinë e vendit dhe në historinë e BE-së. Unë dua të përshëndes të gjithë shqiptarët që kanë punuar dhe të gjithë miqtë e mi në Bruksel.

Vlerësimi i Komisionit thotë se Shqipëria ka përmbushur kushte që i kemi vendosur dhe se Shqipëria është e gatshme për të çelur negociatat. Ky është momenti për të parë se ç’punë të mëtejshme do të bëjmë së bashku. Unë dua të punoj jo për shkak të Brukselit por për shkak të qytetarëve shqiptarë, duke marrë shkas dhe nga komente e shumta të shqiptarëve që më bëjnë në llogarinë time në Tëiteer të cilët duken mjaft optimistë.

Ky është vendi që ka besimin më të lartë të BE-së dhe është në interesin tonë që Shqipëria të hyjë në BE. Dhe shpresojmë që Shqipëria të jetë e gatshme që të hyjë sa më parë në gjirin tonë.

Unë mbaj mënd ndasitë dhe luftërat, ky është momenti dhe ky është momenti për të njohur rezultatin e arritur nga të gjithë bashkë. Ju ia arritët ia dolët. Jam e sigurt se do të ecni mirë përpara!”