Mogherini në Tiranë: Ju nisët Vetting-un, ne mbajtëm premtimet

Shefja për politikë të Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrit Edi Rama, e cilësoi një moment historik për Shqipërinë marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, duke e vlerësuar këtë arritje rezultat i një pune të përbashkët kolektive, të të gjitha institucioneve dhe vetë popullit shqiptar.

Shefja e Politikës së Jashtme, Federicia Mogherini, përpos faktit që ishte veshur kuq e zi, ka zgjedhur të flasë shqip, për të uruar shqiptarët.

“Urime”, është dëgjuar të thotë ajo në shqip, për të vijuar se arritja në këtë ditë është rezultat i Reformës në Drejtësi dhe Vettingut.

“Urime, jam krenare që sot jam në gjendje të sjell në Tiranë vendimin që Komisioni Europian bëri dje, për të dhënë rekomandimin pozitiv për Shqipërinë, që Këshilli nisi negociatat për integrimin në BE.

Ky ishte rezultat i një pune kolektive. Sa shumë ndryshim keni bërë të gjithë së bashku në këto vite. Ky ishte një rezultat i përbashkët, ishte rezultat i të gjitha institucioneve të vendit

Një vit më parë vumë si kusht fillimin e reformës në drejtësi dhe vettingut, kusht që ju e plotësuat dhe ne dhamë rekomandimin. Rekomandimi i KE e thotë qartësisht se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet dhe është e gatshme për të çelur negociata.

Mbajtja dhe zhvillimi i reformave është moment testimi. Për ne është e qartë 100 për qind duke parë numrin të rinjve që komentojnë në Twitterin tim. Jeni vendi me popullsinë më të re në rajon dhe me besimin më të lartë në BE.

Është edhe në interes të BE që ta marrë Shqipërinë në BE kur ajo të jetë gati dhe shpresoj që të ndodhë shpejt.

Puna që është bërë së bashku në këtë vend, mbaj mend edhe ndasitë, përpjekjet, siguroj se ky është momenti për të njohur rezultatin e përbashkët, edhe vetë shqiptarët kanë meritë në këtë arritje”, – tha Mogherini.