Eurovision 2018/ Eugent Bushpepa ndez skenën gjatë provave të para

Eugent Bushpepa, përfaqësuesi i këtij viti i Shqipërisë në Eurovision u ngjit i treti në skenën madhështore në Lisbonë për të realizuar provat e para të këngës “Mall”.

Për herë të parë në 12 vite, Shqipëria dërgon një këngëtar solo mashkull të performojë.

Eugenti, artisti nga Rrësheni, i lindur në vitin 1984, fitoi Festivalin e Këngës dhe mori kështu të drejtën për të përfaqësuar vendin në festivalin më të madh të këngës europiane.

Gjatë performancës, Eugenti kishte veshur një xhaketë të zezë me prerje tek brrylat duke treguar pjesë nga krahu i tij, një palë pantallona të zeza si dhe një këmishë të bardhë.

Skena e Eurovisionit gjatë përformancës së tij kalon nga ngjyra blu, më pas e bardhë dhe në fund e kuqe për të arritur dhe kulmin e këngës.

Përveç Eugentit, në skenë e shoqëruan dy back-vokaliste femra, një kitarë bas, një “double” kitarash elektrike dhe akustike dhe një baterist.

Shqipëria performon në gjysmë-finalen e parë të spektaklit, më datë 8 maj.