Ç’po ndodh me produktet vendase? – nga Alfred Marku

Fermerët në krizë. Nuk arrij ta kuptoj apo s’kam çfarë të kuptoj. Zhvillimi vjen vetëm në atë moment ku secili nga ne jep kontributin e tij për zhvillim.

Fermerët në krizë? Sa restorante jemi? Sa markete kemi? Konsumatori mjafton të kërkojë produktet vendase dhe jo ato të huaja! Sa herë të blejë të pyesë për origjinën e produktit, të flasë për vendin. S’ka lidhje patriot apo jo, por ka lidhje me zhvillimin ekonomik te vendit.

Cili variant më poshtë është më i bukur?

Unë kam

Ai ka

Ai/ajo ka

Ne kemi

Ju keni

Ato kanë

Apo ky tjetri:

Unë kam

Ti s’ke

Ai/ajo s’ka

Ne kemi

Ju s’keni

Ata ato s’kanë

Duhet të mendojmë pak më thellë. I keni bërë pyetje vetes: Si vjen zhvillimi ekonomik i vendit tonë? Çdo produkt që vjen nga jashtë nuk është aspak më i mirë se ky produkt vendas. Këtë e them për një arsye të vetme. Produkti që vjen në Shqipëri është produkt skadent. Vjen enkas për ne, që jemi vend jashtë BE, dhe i dorës së tretë. Atrëherë a e mendoni se çfarë të zjedhim? A do t’i japim një shanc produktit shqiptar dhe të zhvillojmë së bashku vendin tonë?