Zusi: “Tarifa e Rrugës së Kombit Një Autogol që i Bën Nder të Madh Serbisë!”/ Ja pse…

Tarifa e rrugës së Kombit, vendosur nga qeveria për mirëmbajtjen e këtij aksi, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të qytetarëve, të cilët gjykojnë se vlera e kësaj tarife është tepër e lartë!

Janë bizneset eksportuese që operojnë me tregun e Kosovës ata të cilët marrin dhe barrën më të lartë të kësaj tarife. Për eksportuesit këto tarifa mund t’i çojnë deri në faliment.

Në “intervistën e javës” gazetarja e ABC News Viol Xhafaj sjell opinionin e kreut të shoqatës së eksportuesve z.Alban Zusi.

z.Zusi ka argumentuar në termat ekonomikë rastin e ndërmarrjeve të cilat prodhojnë materiale ndërtimi e që mbështeten tek eksporti deri në masën 70% për të përballuar kostot e brëndshme, në Shqipëri (administrative dhe operative).

Detyrimisht këto ndërmarrje në rastin më të mirë do të duhet të rrisin çmimet me të cilat operojnë në tregun vendas dhe në rastin më të keq (ato që mbështeten shumë tek eskportet) do të detyrohen të shpallin faliment.

Sa u përket biznese të cilat prodhojnë materile ndërtimi e që furnizojnë tregun kosovar, kjo ka qënë një mundësi e artë për ta, pasi këtë lloj tregu në Kosovë e kontrollonin dhe e furnizonin bizneset eksportuese serbe dhe për shkak të një gafe taktike të qeverisë serbe këto biznese nuk vijuan ta furnizonin tregun kosovar ç’ka u kthye në një mundësi të artë për eksportuesit e mëdhënj shqiptar.

Tarifa e rrugës së kombit i pengon bizneset shqiptaret qe të shtrihen në tregun kosovar e për më tepër nëse për shkak të gabimit tonë Serbia vendos të përfitojë nga kjo situatë duke  e ri-furnizuar tregun kosovar me materiale ndërtimi atëherë sipas të gjitha teorive ekonomike biznesit shqiptar do t’i duhet pesëfishi i investimit për ta rifituar atë treg, u shpreh Zusi.

Për më tepër ndiqni videon e përgatitut nga ABC News: