Truke pastrimi që duhet t’i dijë çdo zonjë shtëpie

Me ardhjen e pranverës, të gjitha zonjat e shtëpisë angazhohen që ta pastrojnë shtëpinë me themel.

Që ta bëni shtëpinë xixë me pak mundim, gjeni më poshtë disa truke pastrimi që do t’jua bëjnë jetën më të lehtë.

Mësoni për shembull si të hiqni ndryshkun nga tigani, si të përdorni lëngun e limonit për të hequr njollat më kokëforta, pastën e dhëmbëve për llambat e makinës dhe çorapet si shtupë për dyshemenë.

Nuk keni më justifikime për të mos mbajtur shtëpinë xixë të pastër.

Përdorues të internetit kanë ndarë disa nga truket më interesante të pastrimit, duke filluar nga përdorimi i çorapeve si fshirëse pluhurash.

Fërkoni me limon dhe kripë dërrasën për prerje që të hiqni edhe njollat më kokëforta të krijuara nga ushqimet.

Pastroni fenerët e makinës me pastë dhëmbësh.

Për të hequr ndryshkun nga tigani, njomeni atë me uthull molle. Lëreni për pak më pas i hidhni dhe pak vaj dhe vëreni në zjarr.

Përdorni heqësin e manikyrit për të eliminuar njollat në atletet e bardha.

Furça e vogël për lyerje shërben gjithashtu edhe si fshirëse pluhurash për pastrimin e grilave.

Kokat e dushit janë shumë të vështirë për t’u pastruar, megjithatë nëse e mbështillni me një qese të mbushur me uthull molle dhe e lini për një natë, mund të ndihmojë në heqjen e llumit.

Nëse fshesa me korrent nuk mund të futet në të gjitha hapësirat, i vendosni një role të letrave të tualetit më fillim të tubit dhe mblidhni me të të gjitha papastërtitë.

Është e vështirë të largosh vijat nga xhamat, edhe pasi i keni pastruar. Por, fshirja e tyre me një gazetë mund t ‘ju ndihmojë.

Për të hequr gërvishtjet nga tavolina prej dërrase, provoni të përdorni uthull molle dhe vaj ulliri në raportin ¼ dhe 3/4. Pasi t’i përzieni, fërkoni me të dërrasën.