Telefonat me rrezatimin më të madh të radioaktivitet, ja cili është më i dëmshëm…

Për shumicën e njerëzve në ditët e sotme, smartfoni është me ta dhe i shoqëron gjatë 24 orëve të ditës. Është në xhepin e tyre, ndërsa ata janë në punë, është në dorën e tyre në kthimin për në shtëpi dhe është në tavolinën e tyre kur ata shkojnë për të fjetur.

Me këtë nivel të afërsisë dhe përdorimit, shumë njerëz nuk mund ta pranojnë idenë që ata mund të rrezikohen dhe mund të dëmtohen nga telefonat nga përdorimi në një afat të gjatë.

Ndërkohë që kërkimet përfundimtare gjatësore mbi efektet e rrezatimit të celularit ende janë të vështira për t’u përcaktuar, por diagrama e mëposhtme tregon telefonat që lëshojnë rrezatimin më të madh kur mbahen në vesh gjatë thirrjeve.

Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen nga Radioaktiviteti ka kryer një studim dhe përpiluar një bazë të dhënash me telefonat që emetojnë më shumë radioaktivitet.

Sipas tyre, telefoni me radioaktivitetin më të lartë është Xiaomi Mi A1. Në fakt lista e telefonave më radioaktivë dominohet nga markat Kineze si Xiaomi, OnePlus, Huaëei dhe ZTE.

10 nga 16 telefonat me radioaktivitetin më të lartë vinë prej këtyre prodhuesve. Gjithashtu në këtë listë janë edhe telefonat shumë popullorë të Apple si iPhone 7, 8 dhe 7 Plus.

Edhe pse ende nuk ka një standard i cili përcakton nivelin e sigurisë sa i takon radioaktivitetit që emetojnë telefonat, një kompani gjermane certifikimi quajtur “Blue Angel” i vlerëson të sigurtë ato telefona me absorbim prej 0.60 vat për kilogram.

Të gjithë telefonat në këtë listë kanë të paktën dyfishin e kësaj vlere.