Një Femër që Ka Respekt Për Veten, Nuk i Pranon Kurrë Këto Pabesi!

Nuk duhet të sakrifikosh veten tënde në një marrëdhënie të njëanshme!

“Ajo erdhi vetëm në sallonin tim të martesës, me sa duket me shumë nxitim për të provuar një fustan nusërie për dasmën e saj dhe për ta porositur. Vura re se sa e palumtur dhe e tensionuar ishte ajo dhe e binda atë të merrte frymë thellë dhe të kalonte pak kohë me mua për një “konsultim” të shkurtër.

E dija se stili që donte ishte krejtësisht i gabuar për pamjen e saj hollake dhe doja ta ndihmoja të bënte një zgjedhje më të mirë. Ajo ra dakord, por gjatë gjithë kohës me nervozizëm shikonte orën e saj. Unë mund të shihja qartë se ajo ishte e trishtuar.

Zgjedhja e fustanit të nusërisë dhe planifikimi i një martese duhet të jetë kënaqësi, – i thashë asaj.

Pse nuk po e shijonte këtë proces? Një fjalë të mirë donte ajo dhe ajo u thye si një kristal delikat në ngashërime dhe të qara.

Ja çfarë më tregoi ajo:

Njeriu me të cilin po martohej ishte shumë i pasur dhe gjithashtu shumë kërkues. Ishte ai që kishte zgjedhur fustanin e saj të nusërisë, për t’u siguruar që ajo të mos “humbiste” kohën e saj duke provuar ndonjë gjë tjetër.

Ky fustan ishte ai, që i fejuari i saj donte që ajo të vishte. Ai i kishte dhënë vetëm tridhjetë minuta për të blerë fustanin dhe pastaj të kthehej në shtëpinë e saj. Ai e kishte telefonin e saj celular dhe çdo lëvizje të saj e monitoronte dhe e dinte saktësisht se ku ishte në çdo kohë të caktuar.

Mendova me vete: “Kjo është çmenduri”.

Vajza mund të kishte çdo mashkull që mund të dëshironte. Ajo ishte një mësuese e suksesshme yoga dhe jashtëzakonisht e bukur, inteligjente dhe e këndshme. A e pa ajo se ku po e përfshinte veten?

Historia e saj është një shembull klasik i grave që futen në një marrëdhënie, që i kufizon dhe dëmton ato që janë të gatshme të ndjekin rregullat e vendosura nga partnerët e tyre dhe nuk bëjnë asnjë zë.

Ato heqin dorë nga dashuria, pasionet e tyre, miqësitë e tyre dhe jeta e tyre për partnerin. Ata nuk arrijnë të njohin kufinjtë që ua shkelin para syve.

Një marrëdhënie e shëndetshme supozohet t’i shtojë liri dhe jetë ekzistencës tonë. Nuk ka për qëllim të na zvogëlojë në mënyrë që dikush tjetër të mund të ndihet më mirë.

Është e rëndësishme të zotëroni fuqinë tuaj, të keni besim dhe parime si dhe të flisni të vërtetën tuaj rreth vetes dhe jetës suaj, për të lejuar dashurinë e shpirtit tuaj të bëhet fati juaj.

Ju jeni të denja për dashuri pikërisht për atë që jeni. Ju nuk keni përse të ndryshoni, të provoni veten, asgjë përveç të qenit vetvetja. Duke qenë ju, ju jeni të denja për dashuri të jashtëzakonshme.

Është kaq e rëndësishme të mbani mend se përfshirja në një marrëdhënie të pashëndetshme nuk është një detyrim.

Ja nga çfarë ju nuk duhet kurrë të hiqni dorë për të qenë në një marrëdhënie:

Identiteti juaj i vërtetë! Mos lejoni t’ju nënvlerësojnë!

E drejta juaj për të marrë vendimet vetë, ato më të drejtat por pa u përdorur!

E drejta për të zgjedhur kë vendos të fusësh në jetën tënde!

Liria për të treguar të vërtetën tënde!

Imazhi i trupit tuaj dhe pranimin e vetvetes ashtu siç jeni!

Afrimiteti, pajtueshmëria, komunikimi!

Paqja dhe lumturia juaj e brendshme!

Pritshmëritë tuaja për veten dhe jetën tuaj!

Pritshmëritë tuaja për angazhimin e tij në një marrëdhënie!

Respektin për veten tuaj!

Sakrificën e vazhdueshme!