Nëse po e mban mërzinë brenda vetes, ja si po e “dënon” trupin tënd…

“Kujtohu, nuk të duhet ta falësh dikë për hatër të tij/saj, duhet ta bësh për veten tënde.” – Stephanie A. Sarkis, Ph.D.

Një Mësim nga Friedrich Nietzsche

Filozofi gjerman, Niçja njëherë e krahasoi faljen me dobësinë.

Duke këmbëngulur se “Perëndia ka vdekur” dhe se ne jemi të gjithë skllevër-dele, është mjaft e qartë se Friedrich ishte një ‘fëmijë’ shumë më cinik se sa mund të konsiderohet e shëndetshme (një sjellje tipike e studiuesve filozofë).

Sikur filozofi i madh gjerman të kuptonte efektet e stresit në trup dhe në mendje, fundi i jetës së tij mund të kishte kaluar në kushte pak më të favorshme.

Pesimizmi i papërkulshëm, i dhënë në ndjekje të “të vërtetës dhe hetimit” dhe puna e palodhshme pothuajse me siguri kontribuan në humbjen e tij më të pafat.

Niçja përfundimisht pësoi një krizë të plotë mendore dhe humbje të të gjitha aftësive njohëse në moshën 44 vjeç. Më pas ai e kaloi pjesën tjetër të jetës së tij në një gjendje afër katatonike nën kujdesin e nënës së tij, para se të vdiste nga sifilizi.

Si shumë të tjerë, në të kaluarën, në të tashmen dhe të ardhmen, edhe Niçja ishte i stresuar.

Gjendja e tij e brendshme dhe e jashtme ishte jo e qartë dhe ai ishte gjithmonë në luftë me djajtë e tij, që të mos përmendim pritshmëritë e nënës së tij kaq shumë besimtare dhe kërkuese.

Përse ju bën keq po të kapeni pas gjërave negative

Pse ne kemi ndjenja si zemërim, ankth, hatërmbetje, acarim, nervozizëm, ligësi dhe pakënaqësi?

Zakonisht na ndodh diçka e pafat dhe ne vonojmë të falim veten ose dikë tjetër – ndonjëherë për gjithë jetën.

Ndërsa mund të mos duket dhe aq gjë e keqe po të lejojmë që pak hidhërim të krijohet nën sipërfaqe, është toksike për shëndetin tonë fizik dhe mendor.

Për ta ilustruar këtë , le të shqyrtojmë efektet e ngjarjeve stresuese në fëmijërinë e hershme – një periudhë e jetës sonë që supozohet të jetë e lumtur dhe e gëzueshme.

Në një artikull të titulluar “Stresi i hershëm i fëmijërisë mund të ketë një efekt të vazhdueshëm në shëndetin tuaj”, Dr. Joseph Mercola shkruan:

Një studim zbuloi funksionin e imunitetit të dëmtuar tek adoleshentët që përjetuan abuzim fizik ose periudhë kohore në një jetimore ndërsa ishin të rinj.

Edhe pse mjediset e tyre kishin ndryshuar, fiziologjikisht, ata ende po reagonin ndaj stresit. Mënyra se si zhvillohet sistemi imunitar ndikohet shumë nga mjedisi.

Fjalët më të dukshme tek shkrimi janë: “fiziologjikisht; ata ende po reagonin ndaj stresit.” Sikur, të mos kishte më kërcënim, por trupi vazhdon të reagojë sikur të kishte.

Ekspertët mjekësorë dhe laikët i referohen kësaj si “të lidhur me stresin” dhe kjo lidhje po i vret njerëzit.

Dr. Mercola i referohet traumës – rezultati përfundimtar i ekspozimit të zgjatur ndaj stresit.

Ai vazhdon duke shpjeguar se trauma e fëmijërisë shkakton ndryshime të qëndrueshme fizike në trurin që është në zhvillim.

Për të qenë të qartë, stimujt e mjedisit janë (zakonisht) më efektive për një fëmijë sesa për një të rritur. Megjithatë, ky nuk është gjithmonë rasti, siç shfaqet tek veteranët luftarakë dhe viktimat e tjera të traumave të diagnostikuar me çrregullim të stresit posttraumatik.

Shkurtimisht: edhe pse sistemi nervor dhe zhvillimi i sistemit imunitar ngadalësohen teksa plakemi, ndryshimet ndodhin gjatë gjithë jetës.

Duke u kapur pas ndjenjave që na shqetësojnë – të cilat trupi ynë i percepton si asgjë më tepër sesa stres kronik – mund të çojë në një gjendje të lehtë të problemeve me shëndetin fizik dhe mendor.

Efektet e dëmtimit të vazhdueshëm

Dëmet kronike, që është një mënyrë tjetër për të thënë stresi kronik, mund të të vrasin. Mendoni se mbi 90% e të gjitha vizitave tek mjeku janë për ankesat shëndetësore të lidhura me stresin.

“Stresi kronik, ose një stres i vazhdueshëm i përjetuar gjatë një periudhe të zgjatur kohore, mund të kontribuojë në probleme afatgjata për zemrën dhe enët e gjakut.

Rritja konsistente dhe e vazhdueshme e ritmit të zemrës, dhe rritja e hormoneve të stresit, (dhe presioni i lartë i gjakut) mund të lënë shenjë në trup.”

Do të listojmë simptomat e stresit afatgjatë si më poshtë:

– dhimbje dhe muskuj të tensionuar

– ankth dhe depresion

– dhembje të kraharorit dhe shpeshtim i rrahjeve të zemrës

– ftohje të shpeshta dhe infeksione

– dhimbje koke

– pagjumësi

– humbje e dëshirës dhe / ose e aftësisë seksuale

– energji e pakët

– probleme me stomakun (kapsllë, diarre dhe përzierje)

Neurologjikisht, dëmtimi afatgjatë mund të çojë në një rënie në prodhimin e qelizave të reja të trurit. Individi ka të ngjarë të bëhet më emocional dhe të harrojë.

Ndërsa ne mund të priremi të injorojnë shenjat fizike që vijnë nga kjo, sipas neurofarmacologjistit të ndjerë Candace Pert, “trupi është mendja juaj e nënndërgjegjeshme. Trupi ynë fizik mund të ndryshojë nga ndjenjat që përjetojmë.”

Mësoni të falni

“Vetë-falja është thelbësore për vetë-shërimin.” – Anonim

Nëse po u përmbaheni ndjenjave të zemërimit dhe pakënaqësisë, është e rëndësishme të kuptoni se mendja juaj nënndërgjegjese është në një gjendje stresi të vazhdueshëm (ndoshta të nivelit të ulët).

Ky “stres në prapaskenë” mund të ndikojë në trupin dhe mendjen tuaj.

Duke thënë këtë, është jashtëzakonisht e dobishme të praktikoni faljen. Mos harroni, falja nënkupton që ju jeni duke bërë paqe me dhimbjen dhe duke u përpjekur ta lini pas atë – kjo është diçka që ju bëni për veten tuaj.

Për të filluar procesin e faljes, fillimisht gjeni një vend të qetë që ju lejon të jeni vetëm ju dhe mendimet tuaja. Më pas, provoni katër hapat e mëposhtëm:

Kujtoni incidentin. Hapi i parë ka të bëjë me pranimin; duke pranuar se kjo ka ndodhur; duke pranuar se si jeni ndier, akoma ndjeheni dhe si keni reaguar.

Pranoni mesimet që keni marrë. Në hapin e dytë sillni në mendje se si ngjarja ka ndikuar tek ju. Ka gjasa që të keni përjetuar një rritje të vogël ose të keni marrë disa mësime të vlefshme për veten dhe të tjerët.

Vendosni të falni. Mendoni për personin tjetër të përfshirë. Mund të jetë e vështirë, por duke u kujtuar se të gjithë ne kemi të meta dhe dobësi, mund të ndihmojë në zbutjen e disa prej emocioneve negative që po përjetoni.

Në fund i thoni “unë të fal”, vetes, apo personit tjetër. Mund të doni të shpjegoni se përse po e falni dhe kjo është një gjë e mirë dhe e shëndetshme gjithashtu!

Po e mbyllim me këtë citim nga Louis B. Smedes:

“Të falësh është të lirosh një të burgosur dhe të zbulosh se ai i burgosuri ishe vetë ti.”