Ndocaj-Bashës: S’ke faj që tallesh me varfërinë, je miliarder pa punuar një ditë të vetme

Ish-deputeti Eduart Ndocaj, ka komentuar vizitën e kreut demokrat në Lezhë ditën e djeshme, për të parë gjendjen e familjeve në nevojë.

Për Ndocajn, vizita e kryedemokratit në qytetin e Lezhës është tallje e pashembullt, pasi siç thotë, kryebashkiaku i PD-së, Fran Frrokaj, ka kryer punësime pa kritere dhe paguan rrogat e 1300 punonjësve.

Ndocaj i është drejtuar Bashës duke i kërkuar që të mos tallet me varfërinë, e ndërsa ai është miliarder pa punuar në asnjë vend.

Reagimi i plotë i Eduart Ndocaj

ZOTI BASHA MOS U TALLE ME FUKAREJT

E lexova me vemendje këtë artikull për këto familje në nevojë ku shoh të pikëlluar z. Basha e kryetatin e bashkisë Lezhë z. Fran Frrokaj. Kjo është një tallje e pashembullt që dy krytaret i bejnë mjerimit duke qëndry aty me durë ne xhepa pa asnjë ndihmë konkrete.

Do i kshilloja zotit Basha që të flasi me kryetarin e Bashkisë Lezhë z.Fran Frrokaj që të heqi nga puna do njerez të cilët marrin rrogen pa u paraqityr në punë fare tash 3 vite, ose të uli numrin e administrates që e kishte 1300 punonjes deri para ca ditesh.

E çdo punonjes që merr rrogen kot ose me mire janë disa punonjes që marrin 3 rroga në shtet tu hiqen tu japi asistenca këtyre që po viziton zoti Basha.

Ske pse ban of medet që po ndodh se asht qeveria që ti po mbeshte dhe bashkin e ke ti vet të Lezhës.Mos u tall me fukarallikun z. Basha se je Milardier pa punu askund.

Jepja 1000 euro kësaj familie zoti Basha mos të dhimsen leket që ke se i ke pa djers si të gjithë politikanet miliardier Shqiptar.