Kryeministri Rama shkrin Drejtoritë e Bujqësisë

Nga Elbasani, kryeministri Rama ka njoftuar edhe shkrirjen e Drejtorive të Bujqësisë, duke thënë se nga 13 drejtori, do të ketë 8 agjenci, 4 agjenci bujqësie dhe 4 agjenci të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve.

“Nga sot nuk do të ketë me drejtori të Bujqësisë dhe kalojmë nga 13 drejtori Bujqësie, që ishin një sistem parazit i degraduar i të shkuarës, në 4+4 agjenci rajonale.

Katër agjenci rajonale të eksecionit bujqësor dhe 4 agjenci rajonale të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve.

Njëra prej këtyre agjencive të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve do të ketë si qendër Elbasanin, aty ku dhe po zhvillohet takimi.

Nëpërmjet këtij procesi reformimi, ne do të forcojmë Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural më shumë, do të organizojmë shumë më mirë shërbimin e këshillimit bujqësor dhe do të krijojmë instrument real në duart e atyre që kanë nevojë për këshillim”, tha më tej ai.