Këto Veprime Mos ia Toleroni Asnjëherë Mjekut Tuaj!

Nuk mund t’u besoni gjithmonë bluzave të bardha!

Këto gabime janë mjaftueshëm serioze për t’ju dhënë të drejtë të kërkoni një mjek tjetër.

Ju ka prekur në vende të papërshtatshme

Nuk ka statistika të forta se sa mjekë ngacmojnë seksualisht, sulmojnë ose abuzojnë me pacientët e e tyre, por definitivisht kjo gjë ndodh.

Ky nuk është vetëm një krim, por edhe një shkelje e qartë e marrëdhënieve mjek-pacient dhe mund të jetë shkatërruese për viktimat.

Studiuesit zbuluan se karakteristikat më të zakonshme përfshinin meshkuj që këmbëngulnin të konsultoheshin  vetëm me pacientët.

Ju duhet të lejoheni të keni një infermiere të pranishme gjatë provimeve fizike dhe nëse një mjek refuzon, kjo është arsye e mjaftueshme për ta pushuar atë.

Zyra e tij/saj është e çrregullt

Pavarësisht nga numri i të sëmurëve që hyjnë dhe dalin, zyrat e mjekëve janë në përgjithësi vende shumë të mira sanitare, madje edhe artikujt e trajtuar zakonisht, siç janë revistat, kanë treguar nivele goxha të ulëta të ndotësve, sipas një studimi në Journal of General Practice të Britanisë.

Por ka pasur raste të pacientëve që kanë marrë sëmundje serioze apo fatale nga zyrat dhe paisjet e papastra.

Ju nuk mund t’i shihni bakteret, por një zyrë e pistë dhe e çrregullt është një e dhënë e mirë që gjërat nuk janë aq higjenike sa duhet.

Ju përshkruan antibiotik për çdo rast

Rezistenca ndaj antibiotikëve është një nga shqetësimet kryesore shëndetësore me të cilat po ballafaqohet bota sot dhe një faktor kryesor kontribues është përdorimi i tepruar i këtyre barnave, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Nëse mjeku juaj ju sugjeron antibiotikë për çdo gjë (“vetëm në rast se”) ose ju nxit, nuk po ju bën ndonjë nder.

Nuk do t’i pranojë gabimet e tij/saj

Gjithkush bën gabime, madje edhe mjekë super të zgjuar, por rreziqet janë më të larta në mjekësi. Një doktor i mirë do të jetë i hapur, i sinqertë dhe do të përballet me ju për mënyrën se si shkojnë gjërat.

Kështu, nëse mjeku juaj po i mbulon gjurmët gjatë gjithë kohës, duke fajësuar të tjerët, ose nëse ju gënjen pandërprerë, është koha për të gjetur një të ri.

Ndershmëria dhe transparenca janë themeli i besimit dhe pa to ju nuk mund të merrni kujdesin e duhur.

Ai nuk ju thotë të vërtetën për shëndetin tuaj

Mjekët shpesh i minimizojnë problemet, dështojnë të tregojnë të gjithë të vërtetën ose përdorin shpjegime tepër të thjeshta, sidomos kur bëhet fjalë për dhënien e lajmeve të cilat ata e dinë se nuk do t’i pëlqeni.

Kjo mund t’ju bëjë të mendoni se jeni më të shëndetshëm se sa jeni në të vërtetë apo të nënvlerësoni një gjendje serioze.

Ju keni nevojë për dikë nuk ka frikë t’ju tregojë të gjithë të vërtetën, në një mënyrë të këndshme dhe të ndershme.

Nuk thotë kurrë jo

Në qoftë rezultat i simptomave të zbuluara nëpërmjet Google, një këshillë e keqe nga një mik,  apo thjeshtë ego, ndonjëherë pacientët vinë tek mjeku me një kërkesë shumë specifike, por me të meta.

Është mirë që të kërkoni atë që dëshironi, por është puna e mjekut për të dëgjuar me kujdes, për të vlerësuar simptomat tuaja dhe pastaj për të vendosur nëse kjo është në interesin tuaj më të mirë mjekësor.

Ju mund të pëlqeni një mjek që ju jep medikamente apo porosit teste sipas kërkesës, por kështu nuk po ju ndihmojnë.  Ashtu si në biznes, ju nuk po kërkoni një kujdes mjekësor të tillë si “po patjetër”.

Ju jep diagnozat e gabuara vazhdimisht

Mund të ndodhë që të jepet diagnoza e gabuar një herë, por nëse ndodh vazhdimisht është një shenjë e qartë se diçka nuk shkon.

Nëse mjeku nuk është duke marrë kohën e nevojshme për t’ju vlerësuar , ka procedura të gabuara të zyrës, nuk ka përvojë, ose ka ndonjë problem tjetër, ju duhet të gjeni një mjek që është në gjendje të punojë me ju për të gjetur burimin e vërtetë të problemit tuaj shëndetësor.

Ju shtyn të blini medikamente specifike

94 përqind e mjekëve kanë një lloj marrëdhënieje me kompanitë farmaceutike, që do të thotë se ata marrin mostra falas, dhurata ose marrin pagesa për një ilaç të caktuar, sipas një studimi të publikuar në New England Journal of Medicine.

Informacioni për medikamentet e reja është një gjë, por nëse mjeku juaj po ju shtyn të blini një medikament të caktuar për çfarëdo arsye, është koha për të gjetur një që është më pak i njëanshëm.

Nuk i lan duart

Veprimi i thjeshtë i larjes së duarve është një nga mjetet më të fuqishme që kemi sot kundër sëmundjeve.

Megjithë këtë njohuri, shumë doktorë ende e kalojnë këtë hap mes pacientëve; një studim zbuloi se vetëm 22 për qind e profesionistëve të kujdesit shëndetësor u pajtuan me standardet e larjes së duarve.

Zyra e mjekut tuaj duhet të ketë xhel ose sapun dhe ujë të sanituar për duart në çdo dhomë të pacientit dhe duhet të shikoni që mjeku juaj ta bëjë atë veprim para se t’ju trajtojë.