Edhe rrobat e reja duhen larë! Dermatologu zbulon arsyen…

Ka njerëz që kanë shkuar në dyqan, kanë blerë veshje për vete apo për dhuratë dhe e kanë veshur direkt pasi kanë hequr etiketën. Por sipas lajmit të fundit kanë bërë gabim.

Mesa duket rrobat duhen larë pastaj duhen veshur edhe pse janë të reja.

Donald Bels, një dermatolog në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kolumbias tha për Metro se kishte parë raste bakteresh në rrobat e reja të cilat sjellin pasoja të frikshme tek njerëzit, kryesisht tek ato me lëkurë të ndjeshme.

“Më kanë ardhur njerëz që pasi kanë veshur një rrobë të re me etiketë në dyqan, kanë përjetuar forma të ndryshme alergjish, pulla në trup, reaksione dhe infeksione.

Kjo për shkak se rrobat qëndrojnë në magazina para se të varen në butiqe apo dyqane.

Kështu rrobat mbushen plot me baktere dhe pluhura, çka dëmton lëkurën e njeriut. Mos e anashkaloni këtë problem, ka rrezik që të prekeni edhe nga sëmundja e zgjebes, kështu lani rrobat para se ti vishni”.

Arsye tjetër për të larë rrobat e reja janë disa kimikate që përdoren në procesin e prodhimit  të njohura si irritues për lëkurën.

[Burimi: tiranapost.al]