Biseda/ Ja çfarë i tha Frrokaj nënkryetares së bashkisë para se të fillonte seanca…

Në Gjykatën e Lezhës ka filluar seanca me dyer të mbyllura në lidhje me çështjen “Ranishtja 4”.

Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen pak çaste përpara se të fillonte seanca ishte momenti kur kryetari i bashkisë Fran Frrokaj iu drejtuar nënkryetares së bashkisë Alfrida Marku duke i kërkuar që t’i bëjë kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile për të ndërhyrë në rrugën e kalasë.

Kjo ndodhi në sallë, përpara se të niste gjyqi.