2 Veprimet e Thjeshta që Ndihmuan Këtë Grua të Humbasë 80 kg

Ndonjëherë, një ndryshim i thjeshtë është gjithçka që duhet për humbjen e  jashtëzakonshme të peshës. Dhe mund t’ia dalësh, është e garantuar.

Besojeni apo jo, një vit e gjysmë më parë, 21-vjeçarja Jessica Beniquez peshonte mbi 145 kilogramë – dhe ajo ishte e dëshpëruar.

“Nuk ndihesha rehat,” – tha ajo. “Të dilja nga shtrati ishte e vështirë … e dija se duhej të humbisja peshë, sepse kisha presion të lartë të gjakut, por mu desh një vit që të kuptoja se sa e rrezikshme është – dhe se të bëja diçka për këtë.”

Disa zakone të përditshme të këqija e kishin sjellë atë në atë pikë. Ajo e përshkruan veten si një “ngrënës e shpejtë,” banuesja në Florida hante ushqim të shpejtë çdo ditë, fileto pule të skuqura, makarona, dhe patatet e skuqura ishin ushqimet bazë në dietën e saj.

Ajo gjithashtu shihte në mënyrë rutinore shfaqje televizive dhe filma të ndryshëm shtrirë në divanin e saj. “Gjithçka që bëja ishte të haja, të shkoja në punë dhe të shikoja shfaqje dhe filma”,  – tha Beniquez.

Kur Beniquez përfundimisht u angazhua për të bërë një ndryshim në fillim të vitit 2016, sfida e parë që ajo kapi ishte dieta e saj ushqimore.

Së shpejti, vaktet dhe ushqimet e saj morën një ngjyrë krejtësisht të ndryshme (fjalë për fjalë!).

Ushqime të tilla si karrotat, koso, gjiza, fruta dhe perime të shtrydhura dhe sallatë me pulë shfaqeshin rregullisht në pjatën e saj.

“I lejova receptorët e shijes që të provonin gjëra të reja,” – tha ajo.

Beniquez gjithashtu filloi të ecë çdo darkë dhe të bëjë ushtrime që ajo i gjente në YouTube. Më vonë, ajo u anëtarësua në një palestër dhe ka punuar me seancat dy orëshe të stërvitjes çdo ditë.

Beniquez e ka dokumentuar të gjithë rrugëtimin e humbjes së peshës së saj në Instagram. Përveç marrjes së përkrahjes personalisht dhe në internet, ajo thotë se e mban të angazhuar kjo përgjegjësi që ka marrë përsipër ta ndajë me të gjithë.

“Njerëzit vinin tek unë në palestër dhe thoshin: ‘Wow, urime – ti ke bërë kaq shumë në rrugëtimin tënd,'” – tha Beniquez. Tani, ajo punon sërish në palestër dhe shpreson të bëhet një trajnuese e certifikuar.

Sot, Beniquez peshon 65 kg  me një diferencë të pabesueshme prej 80 kg. Ajo shpreson se historia e saj do të inkurajojë të tjerët që të marrin në dorë edhe ata kontrollin e shëndetit të tyre.

“Dua t’u tregoj atyre se mund ta bëj, dhe ata munden gjithashtu”, – tha Beniquez. “Unë kurrë nuk e prisja të isha aty ku jam sot. Isha e trembur, por tani kam shumë më shumë besim, kam shumë më shumë energji”.

Nuk dimë për ju, por ne ndihemi të frymëzuar!