(VIDEO) Shëngjin, zjarri rrezikon disa banesa në afërsi të Knallës

Disa banesa janë rrezikuar të digjen si pasojë e një zjarri që përfshiu disa banesa në afërsi të Knallës në Shëngjin.

Janë rreth 3 hektarë toke me shkurre dhe kallamishte të shkrumbuara totalisht si shkak i zjarrit që ra gjatë pasdites së ditës së sotme.

Zjarri është pikasur nga banorët të cilët kanë ndërhyrë me mjete rrethanore por është dashur ndërhyrja e punonjësve të zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët.

 

Zjarri ka rrezikuar disa banesa në zonën përreth, por ndërhyrja në kohë fatmirësisht ka parandaluar një situatë më të rëndë.

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Lezhë, Agostin Pepkolaj tha se falë nderhyrjes së shpejtë u bë i mundur parandalimi dhe rreziku që mund të kanosej në zonë, pasi vetëm pak metra me tutje ndodhen edhe disa çisterna nafte, kështu që rreziku mund të ishte shumë herë më i lartë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit të rënë por po punohet për zbardhjen e ngjarjse. Zjarre të tilla janë të shpeshta në këtë zonë dhe banorët ndihen të rrezikuar.