Tentojnë t’i rrëmbejnë të dashurën, shqiptari masakrohet me thika

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një orët e para të mëngjesit të së hënës në Athinë.

Mësohet se një shtetas shqiptar është goditur disa herë me thikë nga disa persona të maskuar, të cilët kanë tentuar t’i rrëmbejnë të dashurën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së hënës, ku shqiptarit i cili ishte së bashku me të dashurën e tij, i janë ofruar tre persona të maskuar e dhunuan dhe goditën disa herë me thika në trup shqiptarin, duke e lënë të plagosur dhe tentuan t’i rrëmbenin të dashurën.

Autorët e morën vajzën me forcë për ta futur brenda automjetit të tyre që e kishin parkuar pak metra më tutje.

Por, për shkak të bërtiturave të vajzës polici menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes duke shpëtuar vajzën e arrestuar njërin nga autorët.

I arrestuar mësohet se është një tjetër shqiptar, ndërsa po vijojnë hetimet për kapjen e të gjithë autorëve.