Shpërthen Kryetari i PD Lezhë/ Marku: Ja pse po ikin shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike në Lezhë Paulin Marku përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka denoncuar arsyen se pse po largohen shqiptarët.

Sipas tij nuk po ikin vetëm të varfërit por po ikin familje të tëra përfshirë edhe profesionistë për shkak të korrupsionit që ka mbërthyer vendin.

“Korrupsioni galopant në të gjithë nivelet, vecanërisht korrupsioni në nivelet e larta e ka bërë jetën e shqiptarëve të padurueshme. Nga Shqipëria po largohen jo vetëm të varfër ,e të papunë, por edhe familje të tëra, e profesionistë që se shikojnë të ardhmen e tyre e vecanërisht të fëmijve të tyre në Shqipëri.”

Fajet për të gjithë këtë çoroditje dhe largimet masive, sipas Markut i ka politika e kriminalizuar.

Kriminalizimi i politikës ka bërë që jeta e përditshme e çdo familje të jetë e pasigurtë. Kultivimi dhe shpërndarja e drogave janë bërë shqetësimet e familjeve tona për sigurinë e fëmijve tanë“, – kështu e mbyll denoncimin e tij, Kryetari i Partisë Demokratike në Lezhë Paulin Marku.