Rregullat Bazë të Mirësjelljes që Çdo Zonjë Duhet t’i Dijë

Rregullat e etikës janë mjaft të thjeshta nëse provoni t’i vini ato në punë. Të gjithë mund t’i mësojnë këto rregulla.

Këtu janë shpjeguar të gjitha rregullat moderne të etikës që nevojitet të dini t’i respektoni në shoqëri dhe që e bëjnë jetën më të rehatshme.

Kur keni miq

– Nëse i ftuari juaj ju vjen në shtëpi për herë të parë, tregojini se ku ndodhet tualeti në mënyrë që të mund të shkojë të freskohet dhe vetëm atëherë ftojeni që t’u bashkohet të tjerëve.

– Nëse i ftuari juaj sjell si dhuratë ushqime apo pije, vendosini në tavolinë, ku të gjithë të mund t’i provojnë.

Kur jeni i ftuar

– Nëse ju duhet të largoheni nga një festë më herët, thjesht pyetni mikpritësit për një moment dhe u thoni se ju duhet të largoheni.

Mos i përshëndetni të ftuarit e tjerë sepse mund ta marrin si një shenjë për të përfunduar festën.

Në një restorant

– Nëse është shumë vapë, mos u freskoni duke valëvitur një pecetë. Thjesht thojini kamarierit që nuk keni mjaftueshëm ajër të pastër dhe kërkojini të ndezë ajrin e kondicionuar.

– Mos i vendosni objektet që keni në çantë në një vend publik.

– Nëse ju duhet të krehni flokët, bëjeni këtë në tualetin e femrave.

– Mund të lyheni me buzëkuq në tavolinë. Gjithsesi mund të aplikoni remelin dhe pudrën në tualet.

Rregullat e komunikimit

– Mos harroni rregullat e etikës në shtëpi. Për shembull, është shumë e e pasjellshme të bërtisni nga njëra dhomë e shtëpisë në tjetrën.

Përveç kësaj, mund të mësoheni me një sjellje të tillë dhe kjo do të lërë përshtypje të keqe tek njerëzit e tjerë.

Sjelljet në tavolinë

– Është e pasjellshme të mbushni vetëm gotën tuaj. Së pari, pyetni nëse personi i ulur pranë jush do të dëshironte të mbushte gotën.

– Mos merrni shumë kohë për të zgjedhur pjesën më të mirë të ushqimit në një pjatë. Merrni pjesë që keni më afër.

– Mos e vendosni lugën e supës në tavolinë gjatë darkës apo pas saj. Lëjeni lugën në tasin e supës në mënyrë që të mos e ndotni mbulesën.

– Kur mbani një filxhan çaji vendosini gishtat në pjesën e përparme dhe të pasme të mbajtëses. Sidoqoftë, mund t’i lakoni gishtat përreth dorezës kur pini kafe.

Rregulla të përgjithshme

– Mbani mend: Kur jeni në punë nuk është mirë të vendosni tualetet tuaja, portofolin apo kapelen në tavolinë. Gjeni një vend tjetër për t’i vendosur ato.

– Nëse jeni ulur në një karrige të ulët, mos i kryqëzoni këmbët. Mbajini gjunjët e bashkuar dhe drejtojini nga njëra anë. Mund t’i kryqëzoni këmbët vetëm nëse kaloni njërën këmbë para tjetrës.

Dhomat publike

– Nëse vendi që po vizitoni nuk ka një gardërobë, vendosni rrobat tuaja në varëse të veçanta brenda.

– Nuk ka asnjë problem të rregulloni flokët, por nuk duhet të bëni makeup, të krehni flokët apo të lidhni kravaten. Shkoni në tualet nëse ju duhet të bëni diçka të tillë.

– Ndonjëherë nuk ka problem që gratë (por jo burrat) të mbajnë veshur një pallto brenda.

– Të gjitha sendet e mëdha duhet të lihet në një gardërobë: çadra, çanta të mëdha, valixhe (nëse nuk ka asgjë të vlefshme brenda). Përjashtimi i vetëm është borseti i femrave.

Etika në makinë

– Kur një femër futet në makinë ajo nuk duhet të “shkelë” brenda. Ajo duhet të ulet në cep të sendiles dhe të “tërheqë” këmbët brenda në makinë. Kur dilni nga makina, duhet të vendosni këmbët në rrrugë dhe pastaj të ngriheni.

–  Në shekullin e 21-të, nuk është më e nevojshme që një mashkull të shkojë të marrë me makinë një femër. Nëse keni makinën tuaj mund të takoheni tek festa.

– Nëse po largoheni me makinën tuaj, i dashuri mund t’ju shoqërojë deri tek makina. Sigurisht, mund t’i ofroni atij ta dërgoni në shtëpi nëse jeton aty pranë.

– Meshkujt dhe femrat mund të ulen së bashku në sendilen e pasme vetëm nëse e njohin mirë njëri-tjetrin.