Po luan me ndjenjat e tua? Këto veprime tregojnë se po

Dilja me një djalë i cili ishte sadist, por jo në atë mënyrën seksi. Ai abuzonte emocionalisht. Jetonte për të më parë në dhimbje, kryesisht ishte kundër çdo gjëje rreth femrës. Metoda e tij e preferuar për të më parë duke vuajtur ishte të luante qëllimisht me ndjenjat e mia.

Në fillim, mendova se ai thjesht po e bënte këtë gjë pa e kuptuar dhimbjen që po më shkaktonte. Pastaj një ditë, e gjitha doli në shesh.

Vazhdoja t’i thoja që nuk i vlerësoja veprimet e tij, ai vazhdonte t’i bënte dhe nënqeshte kur më shikonte të mërzitur. Ky idiot po luante me ndjenjat e mia për qejfin e vet!

E lashë atë dhe mora një mesim të mirë. Nëse nuk jeni të kujdesshme, meshkujt do luajnë me ndjenjat tuaja për të marrë atë që duan. Shenjat që vijojnë sugjerojnë që ai po luan me ndjenjat tuaja për të marrë diçka që nuk duhet t’ia jepni.

E ke bërë shumë të qartë që ai po të mërzit dhe ai vazhdon ta bëjë

Mos bëj gabim, nëse të mërzit sjellja e tij dhe ia ke bërë të qartë që kjo gjë nuk të pëlqen, ai vazhdon të të lëndojë me qëllim. A duhet që të ndodhë ty kjo gjë, duhet ta lësh sepse ai po të lëndon me qëllim dhe nuk shqetësohet aq sa për të ndryshuar.

E vetmja kohë kur ai duket se është i interesuar për ty është në momentin kur ti je tek dera

Shumë meshkuj pëlqejnë të luajnë me ndjenjat e femrave sepse duan që të dinë se vazhdojnë që t’i kenë si një opsion. Është një ndjenjë kontrolli, dhe për ta, është e rëndësishme të dinë se ju kanë nën komandë.

Kjo shpesh do të thotë se ata duan t’ju ndjekin kur nuk jeni të interesuara apo kur jeni gati për t’u larguar.

Ai flirton me femrat rreth jush dhe i vështron me lakmi edhe kur ti je aty

Është e frikshme se sa shumë meshkuj mund ta bëjnë këtë vetëm për të bërë femrën e tyre xheloze. Është mënyra e tij për të luajtur me pasigurinë tënde, duke shpresuar që do të jepesh pas tij për ta mbajtur të interesuar.

Shpesh të krijohet ndjenja sikur ai mendon që ti nuk je e mirë mjaftueshëm për të

Edhe pse kjo mund të jetë një pasiguri e brendshme, nëse në përgjithësi je një person me vetëbesim, kjo shpesh tregon se ai po luan qëllimisht me ndjenjat e tua.

Ai bëhet i ëmbël vetëm kur do diçka

Një mashkull i cili po luan me ndjenjat e tua, shpesh do të interesohet për atë që ti ndjen në momentin që do diçka. Asyeja është sepse meshkujt që luajnë nuk duan t’ia dinë për ty në të vërtetë.

Nëse instikti i parë që të vjen është ta pyesësh se çfarë do, kur të kushton vëmendje, ai po luan me ndjenjat e tua.

Sinqerisht, ai nuk duket si i dhënë emocionalisht pas teje

Sërish, meshkujt që luajnë nuk janë të lidhur pas askujt tjetër përveç vetes. Nëse ai duket i distancuar ose i shkëputur, mbase është sepse më të vërtetë është i tillë.

Ai vepron si mbreti i shenjave të përziera

Ai bën me ty gjëra që bëjnë çiftet por refuzon që ju të jeni një çift. Ai është i dhënë pas teje për një sekond dhe më pas bëhet i ftohtë.

Ai po flirton me ty deri në atë pikë që është e pagabueshme, por më pas pretendon që nuk po flirton. Të duket gjë e njohur? Nëse po, ai po luan keq me ndjenjat e tua.

Pritet që ti të tolerosh sjelljen e tij të keqe por nuk të shpërblehet kurrë

Meshkujt që luajnë me ndjenjat e femrave veprojnë shumë sipas standarteve me dy mënyra dhe shpesh supozojnë se ju duhet të veproni sipas rregullave të tyre. Nëse duket sikur kërkon rregulla të ndryshme nga ato që ti vendos, është e vërtetë të thuash që ai po të përdor si lodrën e tij.

Të gënjen gjithmonë ose i justifikon veprimet me shpjegime të paqarta

E papranueshme dhe një lloj mashkulli i cili zgjedh të manipulojë femrën në avantazh të tij. Kjo duhet të jetë shumë ofenduese për ty.

Instikti të thotë se ai po luan me ty

Kur je në dyshime, ndiq instiktin tënd – edhe nëse do që të besosh të kundërtën. Shumë shpesh është gjëja e duhur dhe do të largojë nga lajmet e këqija.