Parashikimi i motit, 3 Shkurt 2018

Sipas Meteoalb orët e para të ditës do të dominohen nga reshje intensive në ekstremet Veri-Jug ndërsa reshje më të pakta do të ketë në Zonat Qëndrore.

Përsa i përket sasive 24-orëshe, pritet të variojnë në 100 – 170 mm në Veri; 70 – 100 mm në Qendër dhe Jug ndërsa Verilindja dhe Juglindja do të shënojnë 40 – 70 mm.

Temperaturat e ajrit do të rriten me 2ºC në të dy ekstremumet termike ditore duke i ngjitur vlerat e tyre termike deri në 17ºC.

Era do të fryjë kryesisht e fortë, duke arritur mbi 75km/h nga drejtimi jugor në det dallgëzimi ngjitet mbi 6 ballë.