Parashikimi i motit, 13 Shkurt 2018

Shtrëngata shiu dhe dëborë do të shoqërojnë gjithë territorin e vendit gjatë ditës së sotme.

Më të rrezikuara nga përmbytjet pritet të jenë zonat jugore, ku sipas Institutit të Gjeoshkencave, do të ketë reshje intensive shiu shoqëruar me shtrëngata dhe erëra të forta në zonat bregdetare.

RESHJET

Ditën e sotme, priten reshje mesatare në të gjithë territorin, por intensive në jug. Në disa Qarqe të vendit ato do të jenë lokalisht deri shumë intensive, duke u shoqëruar me shtrëngata.

Në zonat malore priten reshje dëbore në 400m mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 6 / 11 ; në vendet e ulëta: 5 / 9 ; në vendet malore: -1 / 3 °C.

Era do të fryejë e lehtë deri mesatare, por e fortë në bregdetin jugor.