Një Letër e Hapur Drejtuar Burrit Tim, ditën e Shën Valentinit

Faleminderit që më do edhe në gjendjen më të pakuptueshme!

Burrë i dashur,

Dita e Shën Valentinit duket gjithmonë si një kohë “tamam” për të folur hapur mbi mënyrën se si ndihem.

Ndërsa ti gjithmonë ke bërë atë gjënë aq të mrekullueshme të ditës së Shën Valentinit, duke më bërë të përjetoj eksperiencën klasike të asaj dite me trëndafila dhe çokollata, pasi ne nuk jemi me të vërtetë dashamirës të postimeve në Instagram.

Në të vërtetë, mendoj se nuk jemi as të martuar në rrjetet sociale, por pastaj u ndesha me Ditën e Bashkëshortëve – një ditë për të qenë mirënjohës për përmbushjen dhe sigurinë e një marrëdhënie afatgjatë që ngre moralin dhe mirëqënien.

Më në fund ia dolëm të vinim në këtë vit të veçantë, që nga koha kur bashkuam duart me njëri tjetrin duke thënë me krenari “Ne ia dolëm!”, gjë që nuk ndodhi siç na kishin thënë: “Mos u shqetësoni, dhjetë vitet e para janë më të vështirat”.

Ne vështruam njëri-tjetrin me habi duke menduar nëse 9 vitet e ardhshme do të na gjenin vërtetë të përfshirë në argumente të kota, kush do i hedhë mbeturinat apo se kush i futi i fundit rrobat në lavatriçe.

Kjo letër duket si koha perfekte për një kujtesë se sa e mrekullueshme mund të jetë martesa në të vërtetë dhe se sa me fat jam që kam gjetur dikë i cili do të durojë broçkullat e mia gjithnjë e më shumë.

Për këtë qëllim, desha vetëm të të them që:

Ti ke të drejtë (shumë të drejtë)

Por unë po ja marr dorën tashmë argumentimit sipas stilit tënd. Pas disa vitesh së bashku, i kam grumbulluar të dhënat e nevojshme për të “vërtetuar” çdo problem në tryezë që do të shërbejë si provë së bashku me ndjenjat e mia, kur thua se unë thjesht po flas “gjëra pa kuptim”.

Unë e vlerësoj nevojën tënde për të pasur të drejtë dhe faktin se logjika jote përputhet vetëm me ndjenjen time “për t’u ndier e dëgjueshme”.

Mund të kesh të drejtë, por nevoja ime për të pasur një diskutim dramatik do të fitojë gjithmonë. Vetëm dije që sapo çokollata të ndërhyjë në situatë, të gjithë fitojnë.

Ti je me të vërtetë i mrekullueshëm

Ne lodhemi me njëri-tjetrin ndonjëherë dhe mund të kemi nevojë për ndonjë pushim, por që me të vërtetë më pëlqen të të kem përreth. Shumë.

Unë nuk e mendoja që bashkëshorti im mund të jetë shoku im më i mirë dhe unë e dua faktin që mund të bëj pak a shumë “asgjë” gjatë gjithë fundjavës dhe është akoma e pranueshme nga ana shoqërore sepse isha me “burrin tim” – sepse të jem me ty është e mrekullueshme.

Ti më sfidon po aq sa më mbështet

Kisha një ide se burri im thjesht do të pajtohej në një farë mënyre me çdo gjë që unë them, bëj dhe mendoj, por shpejt kuptova se nuk ishe ti ai lloj princi.

Ti më mbështet mua për gjërat e rëndësishme, por gjithashtu më bën të vë në pikëpyetje gjëra që nuk i kam konsideruar kurrë me veten dhe më ke dhënë një tjetër prespektivë rreth gjithçkaje rreth meje.

Ti nuk mendon si unë – falenderoj Zotin për këtë.

Je mashkulli im

Dhe kjo më jep lumturinë që dua. Ajo që unë dua në lidhje me martesën tonë është se sa e sigurt më bën të ndihem, sepse kaq siguri më jep.

Konsistenca jote përputhet me konfuzionin tim dhe këmbëngulja jote kompenson tendencat e mia të pasionuara në jetë.

Unë e di se aftësia ime për t’u zhytur menjëherë në idetë dhe mundësitë e reja ndonjëherë të vë në parehati – dhe jam aq e kënaqur që më mbështet dhe mund të ma rikthesh logjikën në punë sa nuk e kam hartuar akoma planin.

Ndërsa unë kurrë nuk do të jem aq e vëmendshme sa ti kur është fjala për vendimet, ti e balancon pasionin tim dhe nevojën për shumëllojshmëri me arsye të shëndosha.

Për ta përbyllur të gjithë këtë, doja të thoja se e adhuroj të jem bashkëshortja jote. Nuk është gjithmonë rozë, por të qënit me ty, më ka bërë komplet një person më të mirë.

Faleminderit që më do edhe në gjendjen më të pakuptueshme dhe se je mashkulli im – nuk do të mund të kisha kërkuar për një gjysmë tjetër më të mirë se sa ti.

Nga

Gruaja jote e dashur, e adhurueshme dhe e mrekullueshme.

Shënim: Do të lumturohesh kur të marrësh që studimet e fundit kanë provuar se duke qenë i martuar bën më shumë para. Pra, duhet të theksohet se vetëm duke qenë gruaja jote – po të bëj më të pasur!