Një foshnje 8-muajshe viktima e parë e fruthit në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pediatrinë e QSUT-së ku është regjistruar viktima e parë nga fruthi. Një foshnjë 8-muajshe ka humbur jetën pas komplikacioneve nga sëmundja.

Raportohet se foshnja ishte e pavaksinuar pasi MMR kundër fruthit merret në moshën 1-vjeçare.

Mësohet se foshnja ishte nga Puka.

Pavarësisht ndërhyrjes, mjekët nuk arritën dot të mbanin në jetë foshnjën pas komplikacioneve të shfaqura.

Kohët e fundit janë regjistruar dhjetëra raste me sëmundjen e fruthit ndëkrohë ky është rasti i parë tragjik.

Mjekët kanë dhënë alarmin për vaksinimin e fëmijëve. Vitet e fundit janë përhapur informacione sipas të cilave vaksina shkaktonte autozëm, gjë e cila është kundërshtuar me forcë nga mjekët, që i kanë cilësuar informacione të rreme.

Por nga frika e këtyre informacioneve, shumë rpindër nuk kanë pranuar të vaksinojnë fëmijët, dhe raportohet se numri shkon në mbi 1 mijë fëmijë të pavaksinuar me MMR kundër fruthit.