Në 4 minuta grabiten dy kasaforta, gjenden në afërsi të Milotit…

Zyrat postare në qytetin e Rrëshenit janë grabitur në orët e para të ditës së sotme rreth orës 4. Pavarësisht se rojet e sigurisë kanë mbërritur shumë shpejt nga zyrat ishin grabitur dy kasaforta.

Nga verifikimi i kamerave të sigurisë rezulton se grabitja ka zgjatur rreth 4-5 minuta. Grabitësit kanë shtremberuar kameran e jashtme të sigurisë ndërsa kanë përdorur mjete të forta për të hyrë në ambjentet e postës dhe prej aty kanë marrë dy kasaforta të lëvizshme.

Kanë qenë kamerat e brëndshme që kanë fokusuar katër persona, të gjithë me maska dhe doreza. Nga burime pranë policisë është bërë e ditur se në kasaforta ka pasur një sasi të konsiderueshme pullash postare, si dhe kupona pasaportash por brenda tyre nuk ka patur vlera parash.

Grabitësit i kanë hedhur kasafortat në afërsi të Milotit, pasi kanë parë që nuk u vlejnë dhe mund të identifikoheshin. Policia i ka gjetur ato dhe kuponët në afërsi të Milotit, ndërsa ka nisur hetimet ne lidhje me këtë ngjarje.