Na ishte njëherë një urë që e quanin “Ura e Milotit”!

“Ura e Zogut” në Milot apo e njohur ndryshe si “Ura me Harqe” rrezikon të shembet. Shfrytezimi pa kriter i inerteve në lumin Mat ka bërë që gerryerja të nxjerrë me rreth 3 metra këmbet e ures mbi sipërfaqe. Po ashtu edhe në pjesën e sipërme të saj kanë nisur plasaritjet dhe dëmtimi i harqeve. Ndërsa kanë nisur të vidhen një e nga një pjesët metalike, siç janë parmakët anësorë.

Kjo urë, e shpallur Monument Kulture e kategorisë së parë, e ndërtuar në vitin 1926 në kohën e Mbretit Zog, rrezikon të humbasë ashtu si dy ura të tjera, të së njejtes rendesi, që u shembën në Jug të vendit.

Historiani Paulin Zefi tregon mbi rendesin historike të kësaj ure dhe nevojes që të nderhyhet për rikonstruksionit të saj përpara që ajo të humbasë.

“Ura e Zogut apo e Milotit është monomentë i kultures i kategorisë së parë.

Kjo urë është ndertuar në vitin 1926 është një nder objektet më të rendesishme dhe kur sheh pamjen që ka marrë sot, është me të vertet për të të ardhur keq. Besoj që kjo urë nuk do të lihet pas dore por nese vazhdon e njejta situatë do të ketë fatin e dy urave që u shemben në Jug të vendit.

Nëse humbim një objektë të tillë të rendesisë së veçantë, e njohur edhe sy kryeporta e Shqiperisë së eperme, do ishte e pafalshme. Kjo urw është një vepër unike ingjinierikë në vendin tonë, dhe për kohen kur u ndertua ishtë e veçantë edhe në krahasim me vendet ballkanike.

Ajo u projektua nga një inxhinjer Italian dhe u zbatua nga inxhinjeri më i famshëm i shekullit XX në vendin tonë Gjovalin Gjadri. Është e pafalshme nëse lihet në këtë gjendje ku këmbët e ures kanë dalë rreth 3 metra mbi siperfaqe, nga gërryerja e inerteve për shkak të abuzimeve të kryera ndër vite në shtratin e lumit.

Krahas tyre kemi edhe një problem tjetër që ndeshet te kjo urë që është vjedhja e pjesëve metalike, janë dëmtuar parmaket anësorë. Po ashtu është dëmtuar edhe vetë struktura e Urës me Harqe, ka filluar plasaritja dhe amortizimi i tyre”, tha Zefi.

“Ura e Zogut” është e një rendesie të veçantë pasi përben një nga veprat me të rendesishme inxhinierike të këtij lloji në vendin tonë, ndërsa për kohën kur u ndërtua spikatej si me e veçanta edhe në Ballkan.