Lezhë/ Nis aksioni për pastrimin e mjedisit

Ashtu siç ishte paralajmëruar këtë të premte ka nisur në Lezhë, aksioni për pastrimin e mjedisit.

Grupet e vullnetarëve u përqëndruan në disa pika të qytetit, duke përfshirë zonat me rëndësi historike dhe kulturore po ashtu edhe zonat me përqëndrimin më të lartë të ndotjes nga mbetjet urbane.

Në aksionin e pastrimit u angazhuan administrata e Bashkisë, Prefekturës, Qarkut dhe institucioneve të tjera vendore.

Po ashtu për pastrimin e qytetit morën pjesë edhe nxënësit e shkollave.

Krahas pastrimit të qytetit kjo nismë synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të mbrojtur mjedisin.

“Çdokush duhet të kontribojë në mbajtjen pastër të mjedisit që na rrethon.

Mbrojtja e mjedisit nuk është vetëm detyrë e qeverisë apo bashkive por e çdo qytetari, ndaj dhe sot më shumë se kurrë kërkohet ndërgjegjësimi i të gjithëve për të mbrojtur mjedisin”, – tha Prefekti i Lezhës Gjergj Prendi.

Pastrimi i qytetit do të vijojë deri në fillim të muajt Mars, ku harta e pastrimit do të shtrihet edhe në njësitë administrative.