Lezhë/ DAR vlerëson pas vdekjes mësuesin Bujar Bala

Drejtoria Arsimore Rajonale Lezhë ka vlerësuar pas vdekjes mësuesin Bujar Bala.

Çertifikata e mirënjohjes iu dha me motivacion “Për ndihmesën e çmuar në edukimin dhe mësimin e nxënësve. Për shembullin e dhënë në shkollë dhe komunitet si misionar i dijes.

 

Drejtori i Arsimit Bardhok Pulaj tha se misionarë të tillë të dijes duhet të shërbejnë si shembull edhe për brezat e mësuesve në vazhdim. Mësues Bujari ka sakrifikuar shumë për edukimin e brezave, – tha Pulaj.

Madje ai ka udhëtuar çdo ditë me biçikletë nga Shëngjini në Kallmet për të dhënë mësim, – tha ai.

Çertifikata e mirënjohjes u tërhoq nga familjarët, nga i biri i mësuesit të ndjerë, i cili tha se ndihej i nderuar për respektin që po i bëhet kujtimit të të atit.

Kolegë dhe miq të mësues Bujarit kanë sjellë kujtime të punës së palodhur të tij, dashurinë për nxënësit dhë m[simdhënien.

Për ta, ai do mbetet në kujtesën e brezave si model frymëzimi.