Lezhë/ Çelet ekspozita e përbashkët e dy piktorëve të njohur

Galeria e Arteve në Lezhë ka hapur dyert këtë të premte për prezantimin e ekspozitës së dy piktorëve të njohur Ardian Mashi dhe Bujar Mallunxa.

Ajo që të bie në sy në këtë ekspozitë është ndërthurja mes natyrës, portretit dhe nudizimit.

Autorët kanë guxuar dukë hedhur në telajo një botë të gjerë shpirtërore duke sjellë bukurinë e natyrës me qetësinë dhe paqen që ofrojnë, portretizimin e gruas dhe duke guxuar me nudizmin e tyre.

Me një tematikë të larmishme të pranishmit vlerësuan ekspozitën e dy artistëve.

Përgjegjësi i Galerisë së Arteve, Ymer Metalia tha se kjo ekspozitë është një vlerë e shtuar për artin lezhjan.

“Autorët, – tha ai kanë punuar me përkushtim për realizimin e këtyre punimeve të mrekullueshme.”

Ardian Laçi, Drejtor i Arsimit dhe Kulturës në Bashkinë e Lezhës tha se Galeria e Arteve do të jetë gjithmonë në dispozicion të artistëve, për promovimin e talentit dhe punës së tyre.

E pranishme në këtë ekspozitë ishte edhe deputetja e Partisë Demokratike për Lezhën, Lindita Metalia.