Kushtojini vëmendje kujt ia jepni energjinë tuaj intime. Ja çfarë kanë lënë pa ju thënë…

Kushtojini vëmendje kujt ia jepni energjinë tuaj intime. Intimiteti i këtij niveli ndërthur energjinë tuaj aureale me energji aureale të personit tjetër. Këto lidhje të fuqishme, pa marrë parasysh se sa të parëndësishme mund të mendoni se janë, lënë gjurmë shpirtërore, veçanërisht brenda njerëzve që nuk praktikojnë asnjë lloj spastrimi, fizik, emocional ose ndryshe.

Sa më shumë që bashkëveproni me dikë, aq më e thellë lidhja dhe aq më shumë aura e tyre është e ndërthurur me tuajën. Imagjinoni atmosferën aureale të dikujt që fle me njerëz të shumtë dhe mbart për rrjedhojë energji të shumëfishta?

Ajo që ata nuk mund të kuptojnë është se të tjerët mund ta ndiejnë atë energji që e largon energjinë pozitive dhe tërheq energji negative në jetën tuaj.

“E kam thënë gjithmonë, nuk shkoj asnjëherë në shtrat me dikë që nuk do të doja të lidhesha me të”Lisa Chase Patterson

Unë besoj se autori origjinal i pasazhit të mësipërm është Lisa Chase Patterson. Si e përshkruan ajo natyrën intime të shkëmbimit të energjisë me një tjetër gjatë seksit është diçka që unë kam qenë duke e ligjëruar me miqtë për vite me radhë. Ishte fantastike të shihja dikë tjetër duke e diskutuar atë gjithashtu.

Ne jemi të gjithë qenie fizike, por ne jemi gjithashtu shumë më tepër se kjo, duke përfshirë ‘qeniet energjike’. Kur krijoni intimitet me dikë bashkoheni me energjinë e tyre. Nuk ka rëndësi nëse është OBE (astrale) seksi, seks fizik apo seks oral – për sa kohë që jeni në intimitet me një person (ose njeri), ju thithni disa nga energjitë e tyre dhe ata thithin disa nga energjitë tuaja.

Nëse ke marrëdhënie seksuale me njerëz pozitivë, të dashur e lartësues, energjia e mrekullueshme absorbohet dhe të lartëson. Të gjithë e vënë re zbukurimin tënd, nurin e bukur që të zbret në fytyrë. Nëse keni marrëdhënie seksuale me njerëz negativë, pesimistë, të paqëndrueshëm, depresivë – kjo energji do t’ju bëjë të rrëzoheni dhe të mos interesoheni më për jetën e përditshme.

Mbani mend se nëse ky person fle me një shumëllojshmëri njerëzish, ata thithin energjinë e tij. Një burrë apo grua e martuar ka përvetësuar energjinë e bashkëshortëve të tyre dhe do ta përziejë atë me energjinë tuaj nëse jeni burrë apo grua tjetër. Dhe anasjelltas.

Kështu që herën tjetër që hidheni në shtrat me dikë ose dëshironi të lidheni seksualisht – mbani në mendje se nëse nuk pastrojnë energjinë e tyre sistematikisht, do të jeni intim jo vetëm me atë person por me të gjithë ata që ai/ajo ka patur lidhje intime përpara teje.

Ah, dhe diçka sa për kujtesë, ky nuk është një zbulim i ri. Të krishterët shpesh e quajnë këtë ‘lidhje e shpirtit’. Gjithashtu kjo diskutohet gjerësisht në studimin e Seksit Tantrik. Mendohet që këtu të ketë origjinën virgjëria, i cili është keqkuptuar me kalimin e viteve si një atribut fizik i femrës kur në fakt shkrimet e shenjta flasin për diçka shpirtërore.

Ndërsa mbledhim energji të padëshiruara në jetën e përditshme, spastrimi i rregullt i aurës mbështet shëndetin dhe mirëqenien.

Është e njëjtë me higjienën personale. Nëse nuk lahet, trupi juaj do të bëhet i ndotur dhe më i ndotur. Gradualisht era bëhet e padurueshme.

Përfundimisht, trupi juaj bëhet edhe një terren ushqyes për sëmundjet dhe bakteret. Nëse nuk e pastroni atmosferën tuaj aureale, sistemi juaj energjetik shpirtëror do të bëhet i ndotur e më i ndotur.

Përfundimisht bëhet e pakëndshme për të tjerët të jenë rreth teje (edhe pse ata nuk mund të kuptojnë me vetëdije pse). Ju papritmas keni një hije të rëndë, të padurueshme. Sistemi juaj i energjisë pastaj fillon të tërheqë vibracione të ulëta të cilat janë gjithashtu të dëmshme për ju dhe të tjerët.