Kush është artistja 20-vjeçare shqiptare që po bën Francën “t’i ulet në gjunjë”

Në Shqipëri ndoshta nuk e njeh askush, por në Francë artdashësit dhe kritikët e shikojnë me adhurim.

Marie- Anxhe Nguci është vetëm 20 vjeç, por ka detyruar edhe mediat më prestigjioze franceze që të kthejnë kokën drejt saj. Vajza shqiptare konsiderohet si një nga talentet më premtuese të brezit të saj.

Dy muaj më parë ajo ka publikuar albumin e parë me muzikë klasike dhe sipas “Le Figaro”, plotësia është ndjesia e parë që përcjellë albumi i saj.

Ndërsa në Shqipëri ndoshta në të ardhmen do të dëgjojmë më shumë për të, mediat franceze vlerësojnë se pianistja shqiptare me një mjeshtëri të rrallë kombinon përvojat muzikore dhe duket se asgjë nuk e “zbut” etjen e saj për zbulimin dhe kërkimin e territoreve të reja të shprehjes përmes muzikës.