Kristian Gjidoda kap gafën e numëruesve të votave… rinumërimi e nxjerr fitues!

Pas raundit të dytë të votimit për 4 anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv, pasi 5 të parët dolën nga raundi i parë, futues u shpallën Bardhyl Minxhozi, Edvin Libohova, Enkeleid Alibeaj dhe Edmond Spahiu. Por ka një problem.

Kandidati Kristian Gjidoda ka kërkuar rinumërin të votave, duke pretenduar se kishte më shumë vota se Edmond Spahiu. Nga komisioni mund të jetë bërë një gabim, pasi ishin dy kandidatë me mbiemrin Spahiu dhe votat mund të jenë ngatërruar.

Vetë kandidati Gjidoda ka thënë se është bërë rinumërimi dhe fitues ka dalë ai, me 17 vota, ndërsa Edmond Spahiu rezultonte me 14 vota. Kështu, nga komisioni i numërimit është sqaruar dje se të hënën do të bëhet një procesverbal, që do të zyrtarizojë Gjidodën si anëtar të ri të Komitetit Ekzekutiv.