Ja cilat janë Shenjat e Heshtura të Ankthit tek Fëmijët…

Fëmijët jo gjithmonë ju tregojnë hapur prindërve kur shqetësohen, por këto shenja delikate mund t’u japin prindërve një informacion se diçka nuk po shkon mirë me fëmijën e tyre.

Kërkon për iPad-in gjithnjë e më shpesh

Kid-on-ipad

Shumë fëmijë duan të luajnë lojëra kompjuterike apo video, por ata me ankth mund të zhyten në ekran më shpesh.

Sipas Dan Mortenson, PhD, një terapist në Qendrën e Trajtimit të Aftësive Njohëse dhe Sjelljes në Çikago, “Përdorimi i tepërt i aktiviteteve të bazuara në ekran shpesh mund të jetë një shenjë se një fëmijë po lufton dhe po përpiqet të shpëtojë nga emocione të vështira”.

Në vend që ta lini fëmijën tuaj të rrijë në ekran, mund të ndërveprosh me të ndërkohë që ai e përdor. Luaj një lojë së bashku me të ose bëjii pyetje rreth asaj që ai është duke shikuar.

Ju mund të merrni disa informacione të vlefshme për mënyrën se si ndihet ai.

Ua bëjnë qejfin të gjithëve

Laundry

Fëmijët me ankth priren të jenë persona që i kënaqin të tjerët nga frika e zhgënjimit të dikujt që u intereson.

Julia Colangelo, LCSW, një terapiste e sjelljes, thotë se aftësia për të qenë të sigurtë dhe vetëvlerësimi janë thelbësore për fëmijët që të zhvillohen në një moshë të re dhe, pa ato, fëmijët gjithmonë mund të kenë frikë nga refuzimi.

“I inkurajoj prindërit që të marrin disa orë nga koha e tyre për të mësuar se si t’i zhvillojnë këto aftësi tek fëmijën e tyre, nëse ata vërejnë se fëmija i tyre gjithmonë ‘sillet përreth’ ose nuk kërkon për atë që do ose ka nevojë.”

Larja e duarve më shpesh

washing-hands

Disa rituale të përditshme mund të shkojnë krah për krah me ankthin tek fëmijët.

Len Saunders, një terapist i shëndetit të fëmijëve, thotë se kur fëmijët “nuk dinë të përballen me ankthin dhe kur janë shumë të zënë ngushtë për ta diskutuar atë me të rriturit, ankthi mund të vijë në shumë forma dhe ndonjëherë shfaqet në ritualet fizike.

Saunders thotë se disa shenja të zakonshme, por delikate, përfshijnë larjen e tepërt të duarve, kafshimin e thonjve, gërvishtjet e kokës, përsëritjet papushim, lëkundjen e duarve dhe djersitjen.

Disa fëmijë madje mund të fillojnë të bëhen organizatorë obsesivë. Përcaktimi i shkakut të simptomave të ankthit të fëmijës është vendimtar, por është gjithashtu e rëndësishme t’i transmetoni fëmijës aftësitë më të mira të përballimit për të parandaluar ankthin.

Meditimi, modelet e të menduarit pozitiv dhe shëtitjet në natyrë mund të jenë mekanizma të shkëlqyeshëm përballues për fëmijët.

Papritmas duan të flenë në shtratin tuaj

Mother-and-child-in-ned

Duke u zgjuar shpesh gjatë natës, duke patur probleme me të rënit në gjumë, ose duke kërkuar papritmas të flerë në shtratin tuaj çdo natë, të gjitha mund të jenë shenja të një fëmije të shqetësuar.

Rebecca R. Berry, Ph.D, Profesoreshë Klinike e Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve në Qendrën për Studimin e Fëmijëve në New York, shpjegon se ndryshime të mëdha dhe të papritura në ritualin e gjumit të një fëmije mund të jetë një mënyrë se si një fëmijë përballet me ndjenjat që e shqetësojnë.

Dr Berry thotë se mund ta ndihmoni duke i lexuar libra, duke i bërë një banjë relaksuese, ose duke dëgjuar muzikë qetësuese së bashku.

Largohen nga shokët/shoqet e tyre

Kids-playing

Fëmija juaj që preferon të jetë vetëm kur ai ishte ndryshe në shoqëri mund të tregojë jo vetëm depresionin, por gjithashtu mund të jetë një shenjë e ankthit tek fëmijët.

Colangelo këshillon që prindërit “të eksplorojnë mënyra të ndryshme për të angazhuar fëmijët e tyre personalisht me fëmijët ose vëllezërit e motrat e tjera”, si në grupet e lojërave, sportet në ekip dhe aktivitete të tjera shoqërore me të cilat mund të jenë të kënaqur.

Duke refuzuar ushqimet e tyre të preferuara

Angry-kid

Ju mund të mendoni se fëmija juaj po bëhet nazeli edhe me preferencat e tij ushqimore, por papritmas shmangia e ushqimeve të preferuara ose ndryshimet në modelet e ngrënies mund të nënkuptojë diçka më shumë.

Sipas një studimi të vitit 2015, modele të moderuara dhe të rënda seleksionuese në të ngrënë tek fëmijët mund të shoqërohen me ankth.

Është e rëndësishme që prindërit të bisedojnë me pediatrin e fëmijës së tyre sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi të kenë vërejtur ndryshimet e të ngrënit ose rritjes së mosmarrëveshjeve ushqimore mes tyre, që fëmija i tyre për të marrë ndihmën e duhur.

Ngjitet pas këmbëve tuaja

Kid-hugging-father

Një fëmijë që dikur ishte i pavarur, që papritmas bëhet më i varur dhe emocionalisht më i lidhur me një prind mund të jetë një shenjë delikate e ankthit.

Sipas Colangelo, nëse vëreni fëmijën tuaj që dëshiron të kalojë më shumë kohë me ju ose të bëhet xheloz për kohën që kaloni me me vëllain ose motrën, ai mund të jetë duke u përballur me ankthin.

Pyet për gjithçka

father-and-son

“Fëmijët janë të njohur për aftësinë e tyre të veçantë e të bërit të shumë pyetjeve,” – thotë Dr. Mortenson, “por kur pyetjet fillojnë të ndodhin disa herë në ditë dhe zhvendosen drejt të kërkuarit të sigurisë” nga të tjerët, ankthi mund të jetë një faktor themelor për pyetjet e tepërta.

Fëmijët me ankth shqetësohen nëse gjërat do të jenë në rregull, nëse ata janë të përqendruar në një test të ardhshëm ose në rezultatet që po arrijnë në jetën e tyre në përgjithësi.

Nëse dalloni se ka shumë pyetje të bazuara në shqetësime që vijnë nga fëmija juaj, duhet ta merrni atë në vete dhe t’i jepni kohë për t’u përgjigjur pa u treguar të bezdisshëm.

Jepuni kohën duhur për t’iu përgjigjur asaj që ata duan të dëgjojnë dhe bëjuani të ditur se jeni gati të dëgjoni të gjitha frikërat e tyre dhe të ndihmoni në çfarëdo mënyre që mundeni.

Ankime për dhimbje të ndryshme

grumpy-little-girl

Dr Berry thotë se ankthi tek disa fëmijë shfaqet nëpërmjet ankesave dhe dhimbjeve, veçanërisht në kokë dhe në stomak, që nuk lidhen me ndonjë gjendje tjetër mjekësore.

Prindërit mund të jenë në gjendje të ndihmojnë në frenimin e dhimbjeve fizike që shoqërojnë shqetësimet duke ndihmuar fëmijën e tyre “të tolerojë ndjenjat e pakëndshme fizike që mund të shoqërojnë stresin”, – thotë Dr Berry.

Vështirësi për të shkuar në banjë

Wet-The-Bed

A ka fillaur fëmija juaj i stërvitur papritmas të fillojë të laget në shtrat, të preket nga kapsllëku ose të refuzojë të përdorë tualetin fare?

Ankthi mund të jetë fajtori.

Sipas Dr Berry, “refuzimi për të shkuar në tualet” mund të jetë një shenjë fizike, por e zakonshme, se fëmija juaj është shqetësuar për diçka dhe shqetësimi i tij ka dalë jashtë kontrollit.

Prindërit nuk duhet të kritikojnë një fëmijë kur kjo të ndodhë, por në vend të kësaj, duhet të ofrojnë një vëmendje kur ai është gati për të folur.

“Dëgjoni në mënyrë aktive shqetësimet e tyre, tregoni mirëkuptimin dhe vlerësoni situatën e tyre dhe ndjenjat”, thotë Dr Berry. Fëmija juaj do ta dijë se ai mund të vijë tek ju në të ardhmen pa u gjykuar.

Duke u siguruar se çdo gjë është e përsosur

Kid-studying

Është e mrekullueshme që fëmijët të jenë të përkushtuar ndaj shkollës, sporteve dhe aktiviteteve të tjera ose hobive.

Sidoqoftë, kur përkushtimi zhvendoset drejt perfeksionizmit, ankthi mund të ketë të bëjë. Dr Mortenson thotë se “fiksimi i tepërt e të përgatiturit saktësisht për testin e ardhshëm” që ndikon në modelet e gjumit të fëmijës ose mungesa e dëshirës për të marrë pjesë në aktivitetet që dikur pëlqenin, mund të sinjalizojë për një problem.

Ndihmimi i fëmijës tuaj për t’i parë gjërat nga një pikëpamje e re mund t’i vendosë gjërat në tjetër perspektivë.

Refuzimi i bërjes së detyrave ose fshehja e tyre mund të jetë po ashtu një shenjë e ankthit.

Të bërit nervoz, pa shkak

Crying-kid

A keni vërejtur disa ndryshime intense dhe të papritura në fëmijën tuaj?

“Mendoni për një fëmijë të qetë dhe të lehtë, i cili befas bëhet perfeksionist, i irrituar dhe / ose agresiv”, thotë Dr Berry.

Kjo mund të jetë mënyra e fëmijës suaj për të shfaqur ankthet e tij.

Dr Berry sugjeron që prindërit të bëjnë biseda të shpeshta me fëmijën kur shohin këto ndryshime në sjellje dhe të bëjnë pyetje specifike rreth ditës së fëmijës suaj dhe si ndihet “në vend të një pyetjeje të gjerë si:” Çfarë ke? ” ose “Çfarë po ndodh?”.

Idea është që të shkoni në zemër të problemit dhe të lejoni fëmijën tuaj të dijë që ju keni një interes për jetën e tij dhe doni ta ndihmoni që të kalojë atë që po e shqetëson.

Duket i lodhur pas shkollës

Exhausted-kid

Sipas ekspertëve, një nga simptomat kryesore të ankthit është lodhja ekstreme.

Fëmija juaj mund të vijë në shtëpi nga shkolla i lodhur, edhe nëse ai fjeti një tetë-orësh deri në një dhjetë-orësh të plotë një natë më parë, për shkak të trurit të tij të mbingarkuar dhe muskujve të tensionuar.

Ndihmojeni fëmijën tuaj të relaksohet duke praktikuar teknikat e qetësimit të frymëmarrjes ose duke u përfshirë në aktivitete të tjera pas shkollës.