Ja çfarë sinjalizojnë këto 6 ëndrra për shëndetin tuaj

Ëndrrat janë gjëra të çuditshme dhe konfuze.

Ka disa njerëz që përpiqen t’i interpretojnë gjërat që ne ëndërrojmë, ndërsa të tjerë besojnë se nuk ka asgjë me rëndësi në ëndrrat tona përveç mendimeve tona të nënndërgjegjeshme.

Megjithatë, studiuesit kanë zbuluar kohët e fundit se ëndrrat janë në fakt një tregues i mirë i shëndetit tuaj, si dhe të kanë një ndikim të vërtetë në shëndetin tuaj fizik dhe mendor.

Aristoteli një herë tha: “Fillimet e sëmundjeve dhe problemet e tjera që janë gati për të vizituar trupin … duhet të jenë më të dukshme në gjendjen e gjumit”.

Ashtu si të gjitha gjërat që ndodhin me trurin tonë, ëndrrat shpesh janë një tregues nënndërgjegjeshëm i gjendjes tonë shëndetësore mendore dhe fizike. Këtu janë disa nga mënyrat që ëndrrat mund të ndikojnë në shëndetin tuaj.

Makthet janë një shenjë paralajmëruese

Askujt nuk i pëlqen të shohë makthe. Shumë njerëz tashmë e dinë se makthet mund të jenë rezultat i traumave emocionale ose sëmundjeve mendore.

Megjithatë, studiuesit kanë gjetur se makthet mund të lidhen gjithashtu me gjëra të tilla si sëmundjet e zemrës dhe ndërprerja e përkohshme e frymëmarrjes gjatë gjumit.

Kjo shkaktohet nga shqetësimet në rrahjet e zemrës tuaj, si dhe frymëmarrja juaj, e cila mund të shkaktojë që truri juaj t’i interpretojë shenjat paralajmëruese në formën e një makthi ndërsa jeni duke fjetur.

Mitchell, E.G. shkroi në “The Dream Physiologically Diagnostic”: “Një burrë përjetoi një ëndërr të përsëritur, në të cilën një mi godiste në pjesën e poshtme të barkut të tij … u diagnostikua shpejt me një ulçerë duodenale”.

Qëndroni të azhurnuar me të gjitha kontrollet e mjekut nëse filloni të keni mankthe.

Kushtet e lidhura me shpeshtësinë e ëndrrave

“Ka nerva që vijnë në tru nga çdo pjesë e trupit dhe  transmetojnë sinjalet e sëmundjes së afërt të cilat nënndërgjegjja i përkthen në ëndrra.” – Kasatkin

Shumica e njerëzve nuk i kujtojnë ëndrrat që kanë parë gjatë natës, por vetëm ëndrrat që kanë parë para se të zgjohen. Nëse vëreni se po zgjoheni më shpesh nga ëndrrat, kjo mund të jetë rezultat i disa kushteve që ndërpresin gjumin tuaj gjatë ciklit REM.

Çrregullimet e humorit si ankthi dhe depresioni mund të jenë fajtori i zgjimit në mes të natës, gjë që mund të bëjë që t’i kujtoni ëndrrat më shumë se zakonisht.

Ëndrra të gjalla ose të çuditshme

Njerëzit shohin ëndrra të gjalla ose të çuditshme gjatë gjithë kohës, kështu që nuk është automatikisht një tregues për diçka serioze. Megjithatë, konsumimi i alkoolit mund të shkaktojë ëndrra më të gjalla, të çuditshme ose të paharrueshme.

Kushtet si Parkinsoni mund të shkaktojnë që truri ynë të ketë ëndrra më të gjalla ose të çuditshme që duket se qëndrojnë me ne gjatë orëve tona të zgjimit.

Klinika dhe Qendra Kërkimore e Parkinsonit thotë: “Në përgjithësi, kërkimet duket se tregojnë se njerëzit me sëmundjen e Parkinsonit kanë më shumë ndërprerje gjumi se sa njerëzit në një moshë të ngjashme pa këtë sëmundje.

Njerëzit me sëmundjen e Parkinsonit gjithashtu raportojnë gjumë gjatë ditës, makthe, ëndrra të gjalla, vokaliza gjatë natës, lëvizje të këmbëve gjatë gjumit, paaftësi ose vështirësi për të ndërruar anë në shtrat dhe për t’u zgjuar për të shkuar në tualet.”

Medikamentet si ilaqet kundër depresionit mund t’i bëjnë ëndrrat tona shumë më të gjalla dhe të egra nga sa mund t’i kemi përjetuar më parë.

Ëndrra të këqija si rezultat i përpjekjeve gjatë ditës

Të gjitha llojet e gjërave mund të ndikojnë në ëndrrat tuaja, nga ushqimi që hani, në gjërat që i shihni dhe dëgjoni gjatë gjithë ditës. Nëse keni një shumëllojshmëri të ëndrrave të këqija, ju mund të dëshironi t’i shikoni më nga afër atë që bëni gjatë ditës.

Analisti profesional i ëndrrave dhe autori i “Dream On It, Unlock Your Dreams Change Your Life” Lauri Quinn Loewenberg thotë:

“Makthi shfaqet kur ne mendojmë problemet e vështira gjatë REM dhe përpiqemi t’i zgjidhim ato. Ne shpesh përpiqemi t’i injorojmë problemet dhe vështirësitë tona me përqëndrimin gjatë ditës, por kur jemi në gjumë këto çështje të vështira do të trajtohen.”

Ëndrrat e këqija që shfaqen pandërprerë mund të jenë rezultat i një diete të varfër, si edhe i ngacmimeve ndijore si muzika, filmat apo gjëra që ju dëshmoni gjatë gjithë ditës. Edhe vitaminat mund të ndikojnë në ëndrrat tona, sipas studiuesve.

B6 është një vitaminë për të cilën trupi ynë ka nevojë dhe që shpesh mund të na bëjë të shohim ëndrra të gjalla.

Një stil jete i shëndetshëm ndikon në ëndrrat tona

Ashtu si shumë gjëra, një mënyrë jetese e shëndetshme mund të ketë një efekt pozitiv në çdo aspekt të jetës sonë – duke përfshirë ëndrrat tona. Kur ne ushtrohemi dhe hamë siç duhet, mund të shohim ëndrra të këndshme dhe më të lehta për t’i duruar.

Kur e përqendrojmë vëmendjen tonë në trajtimin e çrregullimeve të gjendjes shpirtërore, mund të ndihmojë për të ndaluar makthet apo madje dhe ëndrrat që na zgjojnë herët dhe e bëjnë më të vështirë që të bëjmë një gjumë më të plotë gjatë natës.

Rubin Naiman, një ekspert i gjumit dhe ëndrrave në fakultetin klinik të Qendrës së Arizonës për Mjekësi Integrative, shtoi:

“Ëndërrimi i mirë kontribuon në mirëqenien psikologjike duke mbështetur një kujtesë të shëndetshme, duke shmangur depresionin dhe duke zgjeruar vetëdijen tonë të kufizuar në një spektër më të gjerë në fushën shpirtërore.”

Ushqimet e shëndetshme para gjumit, si bananet, mund t’i bëjnë ëndrrat shumë më të këndshme.

Ëndrrat mund të jenë të këndshme, qesharake, tronditëse ose emocionuese – të gjitha varen nga ajo që bëjmë me trupat tanë gjatë ditës.

Ndërkohë që disa njerëz thjesht mund të besojnë se ëndrrat nuk janë gjë tjetër veç trurit tonë të nëndërgjegjshëm që egërsohet, është vërtetuar se gjërat që ne bëjmë me trupin tonë, nga gjërat ndijore si shikimi i TV dhe erërave, tek gjërat me të cilat e ushqejmë, kanë një ndikim në ëndrrat që shohim.

Ëndrrat mund të jenë po aq të rëndësishëm për shëndetin tonë, sa shëndeti ynë mund të jetë për ëndrrat tona.