“In Love” dhurata inteligjente e këtij Shën Valentini…

“In Love”, është libri më i ri që sjell në këtë prag “Shën Valentini”, publicisti i njohur i Lezhës Preç Zogaj.

Të dashuruarit do të mund ta gjejnë vetën në një nga 101 poezit kushtuar ndjenjes me sublime në botë “Dashurisë”.

Këto 101 poezi dashurie te poetit Zogaj, vijne, si një dedikim që rijetohet nga çdo lexuës në përjetimin që poezia ushqen, ndersa në poezine shqipe shenjojne gjurmen e poetit.
Në prezantimin e librit miren pjesë miqë të poezise dhe të poetit.

Ndersa të rinjte e gjimnazit “Hydajet Lezha”, lexuan lirikat e përmbledhura në vellimin poetik “In Love”.

Ne parathenien e librit, kritiku Gezim Basha, profesori i letersise ne Amerike, ndalet në ate që e quan “landmark – shenjen” e Zogajt në poezine shqipe, duke i çmuar poezite e Zogaj si Ode moderne per dashurine, “me klas teknik, efekte poetike dhe finese gjuhesore”; me fuqine për ta terhequr lexuesin në “Carpe Diem- Shijo Çastin” të momentit unik të poezise.

Autori Zogaj ndau me miqte kenaqesine e ritakimit përmes poezise, në një qytet me histori emrash dhe kontributesh si Lezha, “ku ta quash veten poet është barre e rende…”