Këtë Frazë NUK Duhet ta Thoni Asnjëherë për Fëmijën Tuaj

Nëse nuk ndodh që një fëmijë të posedojë inteligjencën e një gjeniu dhe vetëdisiplinën e palëkundur (që është pothuajse e pamundur), është shumë e vështirë që ata të shqetësohen për të ashtuquajturat “norma shoqërore”.

Dhe mirë bëjnë, kjo është një gjë e mirë. Duket e çuditshme, por po është e vërtetë.

Le t’ia bëjmë vetes një pyetje të rëndësishme:

Cilat janë gjërat më të rëndësishme që vlerësojmë gjatë fëmijërisë?

Shpresojmë që përgjigjja nuk vë theksin tek “mësimet”. Jo se nuk duhet, por nuk është e vërteta. Ne mund dhe duhet të korrigjojmë veprimet e vrazhdësisë, akteve të mundshme (ose reale) të dëmit, mosrespektimit e kështu me radhë.

Fëmijëria është një kohë e bukur për fëmijët për të luajtur – veçanërisht gjatë fëmijërisë së hershme. Është një kohë për eksplorim; për të gjetur se kush janë, në një botë që ende nuk e kuptojnë. Të gatshëm të shkojnë deri në qiell, për ta do të duhen edhe 70 vite të tjera për t’u bërë “një i rritur”.

Lexoni fjalinë e mëposhtme dhe shihni nëse mund të gjeni diçka të gabuar në të:

“Fëmija im nuk do ta bënte kurrë këtë!”

Keni një përgjigje, ka ndonjë gjë të gabuar këtu?

Nuk keni një përgjigje për këtë fjali? Në rregull, vazhdojmë.

Le të shpresojmë se personi, prindi që e thotë një fjali të tillë është duke iu referuar fëmijës së tyre që po vrapon në rrugën me makina. Ndoshta po flet për fëmijën e tij që nuk është duke u rrahur me disa fëmijë të tjerë në një shesh lojërash. Nëse është kështu, le ta përgëzojmë.

Por ka disa gjëra të gabuara me këtë frazë:

# 1 Ka një mundësi që fëmija do ta “bëjë atë gjë” pavarësisht përpjekjeve tuaja për ta ndaluar.

# 2 Është tërësisht një mendim i njëanshëm për nga mosha; një prind është duke menduar nga një perspektivë e pjekur e të rriturve, ndërsa fëmija do ta bëjë atë veprim duke e parë nga perpektiva e tij si fëmijë.

Fëmijët nuk ndajnë të njëjta pikëpamje me prindërit.

Që na çon në # 3: Ndoshta gjëja që fëmija juaj nuk do ta bënte “kurrë” është diçka që ai duhet ta bëjë.

Njerëzit e të gjitha moshave – fëmijët dhe të rriturit, njësoj – mësojnë mësimet më të vlefshme të jetës duke bërë gabime.

Shumica e fëmijëve, sigurisht, nuk e kanë vetë-rregullimin emocional për të minimizuar gabimet. Kjo gjendje e mendjes thjesht nuk zbatohet ende ndaj tyre.

Pra, çfarë ndodh kur një fëmijë bën diçka të papritur? Diçka që ata nuk do ta bënin k-u-rr-ë?

Natyrisht, përgjigja për këtë pyetje ndryshon. A po flasim për një fëmijë i cili qëllimisht nuk respekton një mësues apo bashkëmoshatar? Ose, po flasim për një fëmijë që anashkalon detyrat e shtëpisë për një sesion videoje-loje?

Me fjalë të tjera, a kanë shkelur veprimet e fëmijës të drejtat e një personi tjetër apo është shkelur përgjegjësia/gjykimi?

Askush nuk mundet – dhe askush nuk duhet – t’ju tregojë se si t’i rritni fëmijët tuaj!

Të drejtat tuaja si prind janë pikërisht ajo: të drejtat tuaja. Megjithatë, kini parasysh se edhe fëmija juaj ka të drejta. Të gjithë gabojmë, po a nuk është e tillë fëmijëria: të gabosh “pa frikë” sepse e di që do të mësosh të mos e bësh më?

A nuk e duam të gjithë një fëmijëri që përfshin përdorimin e duhur të disiplinës, duke lejuar një dozë të shëndetshme autonomie?

Një fëmijëri ku detyrat e shtëpisë dhe të lojës janë të inkurajuara në mënyrë të barabartë?

Agatha Christie, autorja me më shumë libra fiction e të gjitha kohërave, përmbledh bukurinë (dhe rëndësinë) e viteve tona të fëmijërisë:

“Një nga gjërat më fatlume që mund të të ndodhë në jetë është, të kesh patur një fëmijëri të lumtur”.

Le të kontribuojmë në lumturinë e asaj fëmijërie!