Doktorët i thanë se nuk do të bëhej dot nënë, pastaj vjehrra e saj mori një vendim…

Historia është e mrekullueshme!

Kayla Jones, 29 vjeç nga Arkansas, donte të krijonte një familje me bashkëshortin e saj Cody.

Për fat të keq ajo kishte pësuar një histerektomi të pjesshme (hequr pjesë të uterusit) që në moshën 17 vjeçare, gjë që e bëri ëndrrën e saj për t’u bërë nënë, shumë të vështirë për t’u realizuar.

Zgjidhja ishte vetëm gjetja e një nëne surrogate.

Vezoret e mia nuk janë hequr, kështu që unë ende mund të kem një fëmijë biologjikisht timin dhe të bashkëshortit tim, por unë nuk mund ta përballoj një shtatzani vetë. Kjo është arsyeja përse mua dhe burrit tim na u desh duhet të përdorim një nënë zëvendësuese, vetëm sa për të mbajtur fëmijën tonë gjatë 9-muajve“.

Duke u përpjekur pa sukses për të gjetur një kandidate të përshtatshme, çifti vendosi të kërkonte pak më afër shtëpisë.

Bashkëshorti im dhe unë u martuam në vitin 2012 dhe vjehrra ime gjithnjë bënte shaka duke thënë se do të bëhej nëna surrogate“, – shpjegoi Kayla. “Pasi disa opsione tonat për nëna surrogate nuk u realizuan, filluam ta merrnim më seriozisht vjehrrën time“.

Pas një sërë testesh, hulumtimesh dhe mjekësh skeptikë, nëna e Cody-t, Patty u mundësua për të mbajtur fëmijën e çiftit. Nuk ia dolën që herën e parë.

Ne ishim të shkatërruar por vendosëm të provonim përsëri. Në maj 2017 zbuluam se ishim shtatzënë!”

7 muaj më vonë, djali i tyre, Kross Allen Jones, u lind me prerje çezariane.

Unë jam kaq i mahnitur nga kjo mrekulli e ëmbël. Duke pasur atë nëpërmjet kësaj metode nuk ishte gjithmonë e lehtë dhe definitivisht nuk ishte e lehtë për Patty, por duke pasur mamanë këtu, bëri që të gjitha ditët e vështira t’ia vlejnë, – tha Cody.”

Tani për tani është e vështirë të thuhet nëse do të kemi sërish fëmijë, do të doja një familje të madhe, por kryerja e procesit përsëri do të jetë e vështirë“, – thotë Kayla. “Ne gjithashtu kemi diskutuar adoptimin në të ardhmen, por kjo është gjithashtu e shtrenjtë. Ne vetëm do ta vendosim atë në duart e Perëndisë dhe ai do të na tregojë rrugën.”

Reagimet ndaj historisë së lumtur të familjes, ndonëse pak e pazakontë, kanë qenë interesante për Kaylën.

Pjesën më të madhe të kohës ne kemi pasur reagime të mëdha e të bukura për historinë tonë,” – na tha ajo. “Disa njerëz e shohin atë “çuditshëm”, por nëse do ta kuptonin procesin, kjo nuk do të dukej edhe aq e çuditshme për ta“.

Dhe së fundi, çfarë ndodhi me heroinën, gjyshe Patty-n?

Patty po ia del për mrekulli! Ajo ka filluar të punojë. Ajo thotë se ndihet e bekuar që ka qenë në gjendje të bëjë këtë udhëtim të magjishëm me ne. Ajo ia ka dalë aq mirë.”

Me bebushin e shëndetshëm dhe që fle mirë, historia ka një fund vërtetë të lumtur.

Unë do të doja të shtoja se e gjithë familja jonë ka qenë e mrekullueshme,” – tha Kayla. “Ata na mbështetën financiarisht dhe emocionalisht. Më pëlqen të shoh Kros me gjithë gjyshërit e tij“.