Ardi Veliu bën gati lëvizjet në Policinë e Shtetit

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pak ditë pas emërimit pritet që të bëjë disa lëvizje në kupolën drejtuese të institucionit.

Lëvizjet pritet që të nisin nga pozicioni i zv/ drejtorit. Në ditët në vijim pritet që të zyrtarizohet Gjovalin Lokaj në postin e zv/ drejtorit.

 

Gjovalin Lokaj që pritet të zërë vendin e Rebani Jaupajt, aktualisht është drejtor i Policisë Vendore Shkodër, ndërsa ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit.

Jaupaj nga zv/ drejtor, mund të emërohet Drejtor i Analizës së Informacionit në Policinë e Shtetit. Përpos bazës lëvizje pritet që të ketë edhe në qarqe me emërimin e Veliut.

/ReportTv