Anamaria Prendi, virtuozja e vogël nga Lezha që do të na përfaqësojë sonte!

Është pikërisht ajo, vogëlushja që shkëlqeu me performancën e saj në edicionin mbarëkombëtar “Pjetër Gaci” që u zhvillua në Shkodër dy vite mëparë.

Dy muzikantët e vegjël nga Lezha, Anamaria Prendi dhe Erlis Kuçana u vlerësuan me çmime në këtë konkurs, duke tërhequr vëmendjen e shumë mjeshtrave të muzikes.

Pas më shumë se 20 vitesh mungese Lezha po risjell traditën, duke nxjerrë muzikantë të rinj.

Sonte në ora 20:05 ndiqni 9-vjeçaren Anamaria, e cila konkuron si instrumentiste, në violinë në spektaklin Virtuozët i prezantuar nga Inva Mula në TvKlan.

Talenti i saj është vërtete i veçantë, si shkëlqimi në sytë e saj kur i përmend këtë instrument, të cilin, me sa duket, e dashuron thellësisht. SUKSESE, vogelushe! <3