Ambasada Amerikane njofton për vend të lirë pune

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë kërkon punonjës. Në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada amerikane ka shpërndarë njoftimin, ku kërkon një jurist për pozicionin e specialistit ligjor.

“Mundësi punësimi! Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë kërkon një kandidat për pozicionin e Specialistit Ligjor në Zyrën e Departamentit Amerikan të Drejtësisë të OPDAT”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Politika e misionit është të shpalli vendet e lira për Personelin vendas në faqen e internetit të ambasadës.

Çdo njoftim ofron një përshkrim të shkurtër të pozicionit, kualifikimet minimale të kërkuara, afatin e fundit për dorëzimin e aplikimit, kushtet e tjera të punësimit, kushtet dhe procedurat.

Aplikimet që nuk arrijnë të adresojnë në mënyrë të qartë të gjitha kërkesat e specifikuara në njoftim nuk do të merren parasysh. Për përshkrimin e pozicionit dhe formularin e aplikimit, klikoni KETU